Categories: kosovë

Analistët: Kosova nuk mund të lejojë Serbinë të zhvillojë zgjedhje në territorin e saj

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet e Beogradit për ta shtrirë fushatën dhe procesin zgjedhor edhe në Kosovë kanë rikthyer diskutimet mbi pretendimet e Serbisë ndaj shtetit të pavarur.

Gjatë adresimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve serbe në territorin e saj. Sipas analistëve, çështja e sovranitetit të Kosovës është përfundimtare dhe nuk mund të negociohet.

Të lidhura

None found

“Republika e Kosovës ka Kushtetutën e vet dhe kornizën e vet ligjore që qeveris organizimin e zgjedhjeve dhe ushtrimin e autoritetit publik brenda territorit të saj. Nëse Serbia dëshiron të organizojë zgjedhje në Kosovë duke shkelur, duke cenuar dhe duke poshtëruar shtetin tonë, më vjen keq nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

Një tubim elektoral i ngjashëm ishte zhvilluar disa ditë më parë, por u ndërpre nga Policia e Kosovës në ambientet e Shkollës Teknike, ku ishin mbledhur më shumë se 200 persona.

Policia bëri të ditur se në aktivitet merrnin pjesë edhe deputetë të Listës Serbe, mes tyre Igor Simiq dhe zyrtari i kësaj partie, Ivan Zaporozhac, të cilët lidhen drejtpërdrejt me ish-presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Analistët dhe profesorët vendorë vlerësojnë se Serbia nuk mund ta ushtrojë në asnjë mënyrë autoritetin e saj zgjedhor në territorin e një shteti tjetër. Ata e konsiderojnë sovranitetin e Kosovës një çështje të mbyllur.

“Është e kryer tashmë është e vendosur seria s’mund të mbaj zgjedhje në Kosovë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe natyrisht ka mekanizma dhe procedura tjera që si mund të ushtrohet kjo e drejt nga ata të cilët bartin dy shtetësi. Kjo është çështje e kryer dhe etabluar tashmë…”, ka deklaruar Dorajet Imeri, analist dhe profesor i gjeopolitikës.

Imeri thekson se, edhe përkundër mesazheve nacionaliste të përcjella gjatë fushatës, e drejta e Kosovës për të vendosur mbi organizimin e zgjedhjeve në territorin e saj, si dhe sovraniteti i vendit, mbeten të panegociueshme.

të fundit

Mbështeti protestën studentore, Capital T kontaktohet nga policia: Do të sqarohemi kur të kthehesh në Tiranë

Reperi i njohur nga Kosova, Capital T, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri,…

11 minutes ago

Nico Paz udhëheq Comon drejt triumfit ndaj Manchester Unitedit me dy gola dhe një asistim

Nico Paz po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Comos, argjentinasi ishte protagonist i një tjetër mbrëmjeje të madhe, duke…

12 minutes ago

Court of Appeal orders retrial in Vanja Gjorçevska case: father must provide further explanations

Gjykata e Apelit në Shkup ka arsyetuar vendimin për anulimin e aktgjykimit lirues për babanë e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski,…

15 minutes ago

EPP reacts from Brussels to protests in Albania: Investigation into excessive force and an accountable government

Partia Popullore Evropiane (EPP), familja më e madhe politike në Bashkimin Evropian, ka reaguar publikisht lidhur me situatën alarmante dhe…

16 minutes ago

Cabinet reshuffle amid political crisis as government formalizes two new appointments

Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy…

17 minutes ago

Global cyber alert: PHP vulnerabilities take websites offline and could affect government services

Një sërë faqesh interneti dhe shërbimesh publike në disa vende të botës janë vënë jashtë funksionit si masë paraprake, pas…

17 minutes ago