kosovë

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë

Ambasadorja amerikane në Mal Të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur me kusht që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësohen “plotësisht dhe në mënyrë të barabartë”.

Reinke tha se në Ballkanin e Hapur s’ka fusnotë dhe s’ka kushte të veçanta.

Të lidhura

None found

Më tej ajo shtoi se e mbështesin këtë iniciativë përderisa ajo është plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian.

“Ekziston një grup i thjeshtë kushtesh, dhe ai është që “Ballkani i Hapur” është plotësisht dhe njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa fusnota, pa kushte të veçanta. Pra, përderisa ajo është e hapur për të gjithë dhe për sa kohë që të gjitha parimet brenda Ballkanit të Hapur janë plotësisht në përputhje me kushtet që do të priste BE në procesin e anëtarësimit. Këto janë kushtet. Kjo do t’u jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor një shans për të ndërtuar ekonomitë e tyre, për të punuar për të vendosur norma dhe parime rregullatore për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe burimeve dhe për të qenë më të përgatitur me afrimin e anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se nuk është me rëndësi nëse kjo iniciativë mbështet nga Rusia, për të është me rëndësi se për çfarë bëhet fjalë në Ballkanin e Hapur.

“Për mua, çelësi nuk është se kush mbështet, por se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ajo që ne kuptojmë dhe mbështesim është “Ballkani i Hapur” i cili është njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit dhe plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës./gazetaexpress

të fundit

Arben Gashi: Do të marr pjesë në votim, por nuk do të votoj pro

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar rreth pjesëmarrjes në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës si dhe në votim.…

1 minute ago

Hoti: Vendimin për seancën konstituive do ta marrë Grupi Parlamentar i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. I pyetur nëse…

1 minute ago

Rexhepi: Fillimisht vendoset për kryetarin e Kuvendit, më pas për Presidentin dhe Qeverinë

Para nisjes së seancës konstituive, është deklaruar edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi. "Së pari për kryetar, pastaj shohim…

2 minutes ago

Murati: Kemi përcaktuar kandidatin për president, presim ndryshim qëndrimi nga deputetët e opozitës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se formimi i institucioneve të vendit mund të bëhet shpejt, duke…

2 minutes ago

Kurti: Marrëveshja e arritur nuk shmang dot zgjedhjet pa u zgjidhur presidenti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet…

3 minutes ago

Reagon Prokuroria Speciale pas vendimit për Pal Lekajn dhe të tjerët

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka deklaruar se mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim…

3 minutes ago