kosovë

Ambasadori Rohde mbështet linjat e kuqe të KFOR-it për urën dhe kërkon shtensionim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se mbështet plotësisht linjat e kuqe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për urën kryesore mbi lumin Ibër.

Kjo urë – që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe – është e hapur për këmbësorët, por jo për vetura.

Të lidhura

None found

Misioni i KFOR-it ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe që secili vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

Çështja e urës është aktualizuar në javët e fundit pasi autoritetet e Kosovës kanë nisur të kryejnë inspektime në urë dhe kanë paralajmëruar hapjen e saj, pavarësisht se faktori ndërkombëtar beson se tani nuk është koha e duhur.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 13 gusht se hapja e urës në këtë kohë rrezikon ushtarët amerikanë, andaj nuk duhet të hapet.

“Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, ka thënë Rohde përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Në maj dhe qershor të vitit të kaluar, dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë plagosur në protestat e disa serbëve lokalë në veri të Kosovës, të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komuna veriore me shumicë serbe – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Është e nevojshme një retorikë shtensionimi. Mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, ka thënë mes tjerash ambasadori gjerman.

Kurti ka thënë në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 14 gusht, se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt, veçmas kundër partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu./rel

Tags: dkforkosove

të fundit

PDK Calls on Parties: Let Us Meet in Parliament Tomorrow at 11:00

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë thirrje publike ndaj kryesuesit Avni Deharit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mundësojnë vazhdimin…

26 seconds ago

NAMES/ Shooting Incident from Several Days Ago Solved, 10 People Involved Identified

Policia e Tiranës, ka zbardhur konfliktin të ndodhur mesnatën e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku u qëllua me…

2 minutes ago

Is There Room for a New Love? Monika Kryemadhi’s Epic Response: “Should I Sit Around Washing Someone Else’s Underwear?

Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe mundësinë e një lidhjeje të re në të ardhmen.…

2 minutes ago

Trofeu gjigant i Real Madridit habit të gjithë: 40 kilogramë peshë dhe 1.2 metra lartësi

Real Madridi fitoi të mërkurën brema “Trofeun Teresa Herrera” pas një fitore minimale 1-0 ndaj Deportivo La Corunas falë një…

2 minutes ago

RIMPAC 2026: Missiles Strike 40,000-Ton US Ship Amid Powerful Explosions

Pamje spektakolare janë regjistruar gjatë një prej stërvitjeve më të mëdha detare të zhvilluara në kuadër të RIMPAC 2026, ku…

2 minutes ago

Nikolloski paralajmëron nisjen brenda pak ditësh të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë

Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup -…

7 minutes ago