kosovë

Komandanti i KFOR takim me me shefin e ushtrisë serbe, diskutim për gjendjen në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd, për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, tha ushtria serbe.

Në një komunikatë për media, Forcat e Armatosura të Serbisë thanë se ky ishte një takim i rregullt i nivelit të lartë, ku u bisedua edhe për bashkëpunimin mes ushtrisë serbe dhe KFOR-it “në detyrën tonë të përbashkët për krijimin e një mjedisi të sigurt” në Kosovë.

Të lidhura

None found

“Një bisedë u zhvillua gjithashtu për veprimet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Serbisë dhe nga forcat ndërkombëtare në provincë, për vëzhgimin e gjendjes në terren, parandalimin e krijimit të ndonjë krize dhe për të ofruar përgjigje efikase, në rast se siguria kërcënohet”, thuhet në komunikatë referuar veriut të Kosovës.

Ata u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet “bashkëpunimi i mirë”, duke e parë se gjendja e sigurisë në Kosovë “është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, sipas njoftimit.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Ditë më parë, autoritetet kosovare i mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Veprimet e Kosovës janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i kanë cilësuar ato si të “njëanshme”.

Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi Ibër, pas paralajmërimit të autoriteteve kosovare se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Pas përfundimit të protestës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb të mërkurën të marrin pjesë në një diskutim në Mitrovicën e Veriut, në të cilin tha se mund të njoftohen “mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

Të mërkurën më herët, KFOR-i paralajmëroi përsëri se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./ REL

Tags: KFORkosove

të fundit

Fenerbahce pranë goditjes së madhe në Turqi, Mason Greenwood drejt ekipit ku aktivizohet Vedat Muriqi

Mason Greenwood duket se është pranë largimit nga Olympique Marseille, pasi një transferim befasues në elitën e futbollit turk po…

2 minutes ago

Vuçiç thotë se mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se mungesa e konsensusit mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për…

4 minutes ago

Flick ka gati alternativën ndaj Alvarezit, Barcelona sheh te Kroupi planin rezervë

Barcelona po eksploron tregun e transferimeve verore në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë, ndërsa Eli Junior Kroupi…

20 minutes ago

Protesta kundër kryeministrit, qytetarët denoncojnë mungesën e ilaçeve dhe çmimet e larta: Rama, jep dorëheqjen, Shqipëria po turpërohet me ty!

Protesta nuk ndalet. Për 39 ditë me radhë protestuesit kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi…

24 minutes ago

Rizvanolli dhe Karakaçi bisedojnë për termocentralin e Vlorës me gaz të lëngëzuar nga ShBA

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi,…

29 minutes ago

Kurti njofton se Kosova do të marrë 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së. Sipas tij,…

29 minutes ago