kosovë

Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses: Të gjitha forcat politike të pajtohen për të zgjidhur ngërçin

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi.

Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin është thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve, dhe që partia, e cila ka fituar më së shumti vota – të cilës i takon pozita e kryeparlamentarit – mund ta propozojë një kandidat deri në tri herë.

Të lidhura

None found

Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në vendimin e saj.

“Të gjitha forcat politike duhet të pajtohen për ta zgjidhur ngërçin institucional për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është thënë në përgjigje.

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë mediumit lokal në Kosovë, KOHA, se bllokimi i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën.

“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, është cituar të ketë thënë ambasada.

Seanca konstituive nuk mund të thirret pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, e ka parë vendimin e Kushtetueses si “devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe që, sipas saj, është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Partitë tjera të mëdha shqiptare, që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, e kanë mirëpritur vendimin duke e konsideruar fitore kushtetuese dhe demokratike.

Janë bërë muaj që partitë nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis për konstitutim të Kuvendit, fillimisht sepse partitë e mëdha shqiptare e konsideronin të propozuarën e LVV-së për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiun, figurë “përçarëse” dhe më vonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Një ditë para publikimit të vendimit të gjykatës, Ambasada britanike në Kosovë ka vlerësuar që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të pavarur është jetik për demokracinë dhe që të gjitha vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se dispozitivi është shumë i qartë dhe nëse palët kanë vullnet, mund ta finalizojnë lehtësisht procesin e konstituimit, ndonëse në të i ka vërejtur “dy defekte”: urdhrin që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa u bërë publike masat ndëshkuese.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët. Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

të fundit

Cakolli: Shiroka-Pula duhet të vendosë deri më 23 tetor për Ligjin e Speciales

Afati për dekretimin ose kthimin e ligjit përfundon më 23 tetor – në rast të kthimit, Kuvendi mund ta miratojë…

2 minutes ago

Kurtishi kundërshton pretendimet për ndërprerje katërmujore të terapisë ndaj pacientes që vdiq nga kanceri i gjirit

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një pacienteje me kancer…

2 minutes ago

Witkoff pas takimit treorësh me Putinin: Dialogu konstruktiv do të vijojë me bisedime trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, raportoi përparim diplomatik në përpjekjet e tij të ndërmjetësimit midis Moskës dhe Kievit,…

4 minutes ago

Le Figaro: BE-ja duhet t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin pas protestave në Tiranë

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për korrupsionin. Ky…

8 minutes ago

“Nuk mund të pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi përplaset me Moravën dhe Bidon

Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin…

14 minutes ago

Kurti: Serbia të zbatojë marrëveshjen për njohjen e diplomave të Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të…

15 minutes ago