Categories: kosovë

Ambasada Gjermane kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet që Kuvendi i Kosovës miratoi të martën në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të lidhura

None found

Ndryshimet u votuan pak para mesnatës dhe synojnë të kufizojnë kompetencat e gjykatës me seli në Hagë.

Zëdhënësja e Ambasadës Gjermane, Catalina Heine, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se kjo gjykatë është institucion i pavarur i sistemit gjyqësor të Kosovës dhe se autonomia e saj duhet të mbrohet.

Sipas ambasadës, Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, me synimin për të garantuar llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në vend. Për këtë arsye, theksoi ajo, pavarësia e tyre duhet të respektohet në tërësi.

Gjermania bëri të ditur gjithashtu se qëndron në një linjë me Bashkimin Evropian, i cili ka dalë kundër ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi.

BE-ja deklaroi më herët se amendamentet nuk përputhen me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë ndaj këtij blloku.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, i tha REL-it se Kosova duhet të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare për ruajtjen e pavarësisë së Dhomave të Specializuara, si dhe detyrimin për të siguruar llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një reagim nga Qeveria e Kosovës për shqetësimet e shprehura nga partnerët ndërkombëtarë, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Përparim Gruda, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila inicioi ndryshimet ligjore, ka deklaruar se Kosova nuk po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare.

Me ndryshimet e miratuara kufizohet juridiksioni i Speciales në lidhje me llojin e veprave, periudhën kohore dhe territorin. Po ashtu, dënimi maksimal përcaktohet në 15 vjet, ndërsa parashihet edhe mundësia që rastet ose dënimet të transferohen në Kosovë.

Këto zhvillime pasojnë vendimin e 16 shtatorit, kur gjykata dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të katër të dënuarit i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kanë bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin.

Dhomat e Specializuara u themeluan mbi bazën juridike të këmbimit të letrave në vitin 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Në kuadër të angazhimeve të marra në atë kohë, Kosova u zotua të konsultohej me Bashkimin Evropian për çdo nismë që do të ndryshonte ligjet me ndikim në mandatin e gjykatës ose në procedurat që lidhen me hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Gjithashtu, Prishtina u zotua të garantonte vijimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përmbylljen e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Edhe pse janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, Dhomat e Specializuara kanë selinë në Hagë dhe funksionojnë me gjyqtarë e prokurorë të huaj.

Bashkimi Evropian mbetet financuesi kryesor i këtij institucioni, të cilin që nga themelimi e ka mbështetur me gati 400 milionë euro./REL

të fundit

Car hits 78-year-old woman at Rrila junction in Lezhë

Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…

11 seconds ago

Transparency Board sets fuel prices for diesel, petrol and gas

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…

28 seconds ago

Nvidia seeks Jensen Huang’s successor after resignation, from internal candidates to industry names

Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…

46 seconds ago

Ekskluzive/ Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën dhe do të ndjekë ndeshjen në “Fadil Vokrri” të shtunën

Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, kështu mëson Telegrafi.Dalipi ka qenë emri më…

57 seconds ago

Abuses in police building designs: GJKKO sentences 15 defendants

Gjykata e Posaçme ka shpallur së fundmi vendimin për 15 të pandehurit në dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme,…

1 minute ago

Përplasje masive në Emiratet e Bashkuara Arabe: 14 viktima dhe 30 të plagosur nga aksidenti me 23 automjete

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të…

1 minute ago