Procesi i Berlinit synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë integrimin e tyre evropian, ka thënë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për KosovaPress.
Një ditë përpara samitit të planifikuar në Mal të Zi, ambasada bëri të ditur se synimi i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e rajonit të përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas saj, nisma përqendrohet te bashkëpunimi konkret dhe te përmirësimi i përditshmërisë së qytetarëve.
None found
Në përgjigjen e saj, ambasada e cilësoi Procesin e Berlinit si platformë të rëndësishme politike për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e integrimit evropian. Ajo theksoi se synohen përfitime konkrete për qytetarët, përfshirë lidhje më të forta mes vendeve, lëvizje më të lirë dhe bashkëpunim praktik më të afërt.
Ambasada vlerësoi edhe mbajtjen e samitit në Mal të Zi, i cili udhëheq Procesin e Berlinit gjatë vitit 2026 dhe ka përparuar në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, pozita e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit dhe drejtimi i procesit për vitin 2026 e bëjnë samitin një sinjal pozitiv. Organizimi i tij në këtë vend, shtoi ambasada, tregon se rajoni duhet të ketë rol gjithnjë e më të madh në përcaktimin e së ardhmes së Procesit të Berlinit.
Kosovën në samit do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti.
Gjermania e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me synimin për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur rrugëtimin e tyre drejt integrimit evropian.
Samiti i 22 tetorit pritet të shërbejë si mundësi për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe hapat e ardhshëm për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…