Categories: kosovë

Kosova pret hapa përpara për marrëveshjet rajonale në samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Më 22 tetor, Mali i Zi do të jetë nikoqir i samitit të Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende evropiane dhe institucione ndërkombëtare. Në mesin e pjesëmarrësve pritet të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me liderë të tjerë të rajonit. Kosova pret që takimi të ndihmojë në zhbllokimin e marrëveshjeve rajonale dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik e politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liza Gashi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, i tha KosovaPress-it se Procesi i Berlinit ka rëndësi për Kosovën, sepse synon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe trajtimin e problemeve konkrete të rajonit.

Të lidhura

None found

Gashi tha se Kosova i ka proceduar të gjitha marrëveshjet e Procesit të Berlinit. Ajo përmendi gjithashtu miratimin e tri protokolleve të CEFTA-s, që kanë të bëjnë me lehtësimin e tregtisë dhe zgjerimin e tregtisë së shërbimeve.

“Kosova ka proceduar tutje me pesë marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe ka miratuar edhe tre protokollet e CEFTA-s, përfshirë ato për tregtinë e lirë dhe tregtinë e shërbimeve. Po ashtu, do të vazhdojë me procedimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe me disa vendime të pezulluara në kuadër të CEFTA-s. Ky proces është i mirëpritur në Kosovë, sepse përmes tij synojmë të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe të trajtojmë sfidat reale në terren. Samiti i radhës duhet të ndihmojë në çuarjen përpara të marrëveshjeve të bllokuara nga shtetet e tjera, si dhe të kontribuojë në marrëveshje të reja të mundshme që mund t’i sjellin përfitime rajonit”, u shpreh ajo.

Deputetja e mazhorancës vuri në dukje se zbatimi i marrëveshjeve rajonale ende has vështirësi. Sipas saj, Serbia nuk po zbaton disa prej tyre, ndërsa me Bosnjë e Hercegovinën ka ngecur procesi për njohjen e letërnjoftimeve dhe lëvizjen e lirë.

“Për pengesat që vazhdojnë në zbatimin e marrëveshjeve, e dini se disa shtete të rajonit, veçanërisht Serbia, nuk po i zbatojnë disa prej tyre. Gjithashtu, pala boshnjake refuzon të vazhdojë me njohjen e kartave të identitetit dhe me procesin e lëvizjes së lirë”, theksoi Gashi.

Në përgjigjen e dhënë për KosovaPress-in, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë nënvizoi se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përkrahjen e integrimit evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasada bëri të ditur se Gjermania synon t’i afrojë të gjithë partnerët e rajonit me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas saj, mund të arrihet përmes lidhjeve më të fuqishme rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit praktik më të ngushtë.

“Procesi i Berlinit përbën një platformë të rëndësishme politike për thellimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjen e integrimit të tij në Bashkimin Evropian. Gjermania ka si synim të qartë afrimin e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor me anëtarësimin në BE. Procesi synon të sjellë përmirësime konkrete për qytetarët, për shembull përmes lidhjeve më të forta mes vendeve, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit praktik më të afërt”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

KosovaPress-i e pyeti Qeverinë e Kosovës nëse në samitin e nesërm pritet të arrihen marrëveshje të reja, por nuk mori përgjigje nga institucionet qeveritare.

Takimi mbahet në një periudhë kur zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, lëvizja e lirë dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik vazhdojnë të jenë çështje kyçe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i vitit të kaluar u zhvillua në Londër, nën kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar. Përfundimet zyrtare të tij tregonin se temat kryesore ishin integrimi ekonomik dhe rajonal, siguria, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe afrimi me BE-në.

Gjermania e nisi Procesin e Berlinit më 2014, si nismë për forcimin e bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës. Takimi i parë i këtij procesi u mbajt në Berlin më 28 gusht 2014.

të fundit

Mehmeti: Përparim Rama does not represent the Rugova spirit; Gashi: LDK needs more than a new chairman

Mandati i dytë si kryetar i Prishtinës dhe rikthimi i saj pas 12 vitesh nën qeverisjen e LDK-së, e ka…

58 seconds ago

Ashley Young paralajmëron: Emërimi i Contes te Manchester United do të ishte “katastrofë

Ashley Young ka deklaruar se emërimi i Antonio Contes si trajner i Manchester Unitedit do të ishte një “katastrofë”, duke…

1 minute ago

Albanian representatives from the Valley meet Naim Tërnava ahead of Serbia’s elections: Voter turnout is crucial

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot kanë takuar kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, bashkë me përfaqësuesit e…

1 minute ago

Millorad Gjoković sentenced to a decade in prison for war crimes

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar…

2 minutes ago

Përparim Rama’s ambition to lead the LDK – analysts warn of a deepening crisis and call for sweeping reform

Mandati i dytë si kryetar i Prishtinës dhe rikthimi i saj pas 12 vitesh nën qeverisjen e LDK-së, e ka…

2 minutes ago

Food prices could rise in 2027, with effects potentially reaching North Macedonia

Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet e ushqimeve në Evropë mund të rriten sërish gjatë vitit 2027, për shkak të…

4 minutes ago