Categories: kosovë

Aliçkaj reagon ashpër ndaj Enver Hasanit për Aneksin e Ohrit: Në anën e kujt është ai?

Veprimtari shqiptar në SHBA, Agim Aliçkaj, ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit Enver Hasani lidhur me Aneksin e Ohrit të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Hasani e ka cilësuar këtë aneks si “detyrimin më të rëndë dhe më të poshtër ndërkombëtar të Kosovës që nga Kuvendi i Prizrenit i vitit 1945”, ndërsa ka thënë se ai përbën “një tradhti ndaj Kosovës, pa asnjë dyshim”. Profesori është shprehur gjithashtu i bindur se kryeministri Albin Kurti “është duke ikur nga Aneksi i Ohrit”.

Këto vlerësime janë kundërshtuar fuqishëm nga Aliçkaj, i cili e akuzon Hasanin se ose po gënjen qëllimisht, ose nuk ka njohuri për diplomacinë.

Përmes një reagimi në Facebook, të transmetuar nga “Bota sot”, Aliçkaj ka dalë në mbrojtje të marrëveshjes dhe të qëndrimit të kryeministrit Kurti, duke argumentuar se ato janë në interes të Kosovës.

Në reagimin e tij të plotë, Aliçkaj shkruan se Enver Hasani ose gënjen me vetëdije, ose nuk kupton nga diplomacia.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk i trembet asgjëje dhe nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga Marrëveshja e Brukselit-Aneksi i Ohrit.

Aliçkaj vlerëson se, në kushtet e tanishme, kjo është marrëveshja më e mirë që mund të arrihej dhe se ajo përfaqëson një manovër të zgjuar të kryeministrit Albin Kurti.

Ai pretendon se pikat e para të dokumentit janë katastrofale për Serbinë raciste, pasi, sipas tij, ajo detyrohet t’i njohë kufijtë e Kosovës dhe të mos e pengojë anëtarësimin e saj në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Aliçkaj argumenton se vendosja e marrëveshjeve të tjera nga pika 7 e tutje, veçanërisht ajo për asociacionin serb, i kalon ato në plan të dytë, pas njohjes së Kosovës. Sipas tij, kjo krijon mundësi që ato të përshtaten plotësisht me Kushtetutën e Kosovës si shtet unik.

Ai i quan të padrejta dhe të pakuptimta kërkesat e Serbisë dhe të disa ndërkombëtarëve që asociacioni serb të vendoset në rend të parë. Aliçkaj shton se, kur përballen me drejtues të aftë dhe të vendosur si Albin Kurti, ata mbeten pa argumente.

Veprimtari shprehet i kënaqur që qytetarët nuk ia japin votat opozitës, pasi pretendon se ajo do t’i nënshtrohej presionit ndërkombëtar për krijimin e asociacionit serb përpara njohjes së pavarësisë.

Në fund, Aliçkaj ngre pyetjen se në anën e kujt është Enver Hasani.

të fundit

Sulm në portet ukrainase, Moska: Kemi goditur dy anije tregtare që furnizonin ushtrinë e Kievit

Rusia pretendon se forcat e saj kanë goditur dy anije tregtare në portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit, duke thënë…

2 minutes ago

Chiara Ferragni nuk e fsheh më dashurinë, publikon fotot romantike me partnerin

Chiara Ferragni ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa nga momentet më të ëmbla me partnerin e saj, José…

3 minutes ago

Barcelona në ditët vendimtare për transferimin e Julian Alvarez: tani ose kurrë

Barcelona po hyn në një javë vendimtare në përpjekjen për të transferuar Julian Alvarezin nga Atletico Madridi, ndërsa klubi katalunas…

4 minutes ago

Zgjerohet hetimi për trafikun e marihuanës drejt Serbisë, shtatë persona të tjerë nën dyshim

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjeruar hetimet për kontrabandën e marihuanës nga Maqedonia…

6 minutes ago

Kurti nderon Greiçevcin dhe Dugollin: Lavdi viktimave të regjimit serb në përpjekjen për lirinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në…

16 minutes ago

Nis protesta e 79-të, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Ka nisur protesta e 79 kundër qeverisë. Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, ku më pas pritet të marshojnë…

20 minutes ago