Categories: kosovë

Aleanca përjashton hyrjen në qeveri me Kurtin, por kushtëzon qëndrimin në sallë për presidentin

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj, i ka kërkuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të nisë angazhim serioz për dialog politik me partitë parlamentare në funksion të krijimit të institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi për KosovaPress se, tashmë kur procesi i certifikimit ka përfunduar, nuk ka më vend për shtyrje dhe barra i takon LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, që të sigurojë përkrahjen e domosdoshme politike, sidomos për çështjen e presidentit.

Sipas Kadrijajt, deri në këtë fazë nuk është vërejtur asnjë hap konkret nga Kurti për të ndërtuar një marrëveshje me partitë e tjera politike. Ajo theksoi se këto bisedime është dashur të kishin filluar edhe para certifikimit, pasi rezultati për ulëset në Kuvend ka qenë i njohur.

Kadrijaj: S’kemi parë angazhim të Kurtit për dialog politik për formimin e institucioneve të reja

“Mirë që u certifikuan, domethënë u shqyrtuan të gjitha ankesat të cilat kanë pasur individët e caktuar për procesin zgjedhor. Tash s’ka mbetur hapësirë tjetër, domethënë duhet të thirret seanca e konstituimit të Kuvendit dhe duhet të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Mirëpo ne nuk kemi parë ndonjë lëvizje që është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Albin Kurti. E kemi parë që kohët e fundit po merret me simpoziume dhe me vizita në Greqi, që nuk janë të rralla këto vizita. Nuk e kemi parë ndonjë angazhim, së paku deri tash, që ka vullnet për krijimin e qeverisë, po ju e dini që problematike është edhe zgjedhja e presidentit, në të cilën kërkohet të ketë 80 deputetë në sallë”, thotë ajo.

Kadrijaj vlerëson se Vetëvendosje duhet të synojë një dakordim më të gjerë politik, duke qenë se për procedurat që lidhen me zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në sallë.

Ajo përsëriti se Aleanca nuk ka synim të bëhet pjesë e një ekzekutivi të drejtuar nga Albin Kurti. Megjithatë, sipas saj, partia mund të japë kontribut në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse realizohen kërkesat e saj.

Një nga kërkesat që Aleanca ka paraqitur është edhe pranimi i gazit amerikan, çështje për të cilën qeveria Kurti deri më tani ka shfaqur rezerva.

Kadrijaj: Nuk hyjmë në qeveri me Kurtin, të plotësohen kërkesat tona që të qëndrojmë për presidentin

“Aleanca ka dhënë qëndrimet e veta, ne nuk kemi ambicie që të jemi pjesë e qeverisë bashkë me Albin Kurtin. Mirëpo, për hir të zgjidhjes së situatës politike, ngërçit politik, shkuarjes në zgjedhje të njëpasnjëshme, domethënë për një vjet e gjysmë i kemi pasur tri palë zgjedhje, atëherë duhet zoti Kurti të gjejë një konsensus, ndonjë emër konsensual ose të ketë ndonjë marrëveshje politike me partitë me të cilat mundet me siguru që t’i ketë 80 vota në sallë. Aleanca e ka treguar qëndrimin e saj. Qëndrimi i Aleancës është i saktë, i kemi dhënë gjashtë pika në të cilat ne ndoshta do të qëndrojmë në sallë, që janë pika dominante dhe që janë pika në interes të Kosovës. Nëse i plotëson ato, do të qëndrojmë në sallë, pa kërkuar asgjë në këmbim”, deklaron Kadrijaj.

Sipas saj, Aleanca është e gatshme të zhvillojë diskutime me Kurtin për temën e presidentit, si dhe për kërkesat që kjo parti i ka paraqitur.

Aleanca e hapur për të diskutuar me Kurtin për çështjen e presidentit

“Meqenëse i kemi parashtruar ato pyetje ose ato kërkesa që i ka pasur Aleanca, normal që duhet të diskutohet. Do të shohim në këto ditët në vazhdim, veç duhet të ketë lëvizje intensive nga Albin Kurti. Thashë, deri tash ka mundur me pas lëvizje edhe para certifikimit të zgjedhjeve, s’ka qenë e nevojshme që të pritet, sepse rezultatet në fund të fundit janë ditur. Ulëset për partitë politike janë ditur dhe s’ka pasur nevojë që zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje me e prit pas certifikimit të zgjedhjeve, sepse në fakt certifikimi i zgjedhjeve nuk ka sjellë ose këto ankesat nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në ulëse për partitë politike”, shton ajo.

Kadrijaj ngriti shqetësimin se, nëse mungon dialogu politik dhe nuk arrihet një marrëveshje mes partive, vendi mund të përballet sërish me bllokim institucional dhe me zgjedhje të reja.

A ka rrezik për zgjedhje të reja? Kadrijaj: Mund të përsëriten skenarët e kaluar

“E thashë edhe këtë. Meqenëse nuk kemi pasur entuziazëm ose s’kemi pasur ndonjë angazhim, është rreziku që të përsëriten skenarët e herëve të kaluara, sepse ndoshta zoti Kurti do t’i sigurojë 61 vota për qeveri, por s’i ka 80 vota për fillimin dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Thashë, këtu duhet të ketë ndonjë marrëveshje politike qoftë me LDK-në, qoftë me PDK-në, apo do të ketë marrëveshje për një kandidat konsensual. Nëse e garanton Lëvizja Vetëvendosje që plotësohen gjashtë kushtet që i ka vendosur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ne sigurisht që, meqenëse zoti Gjini i ka prezantuar, do të qëndrojmë në sallë. Në të kundërtën, nëse s’plotësohen kushtet, s’kemi arsye të qëndrojmë në sallë”, potencon ajo.

Të mërkurën, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje u rendit e para me 47.13%, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 19.44%, apo 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca fitoi 6.74% dhe shtatë ulëse. Komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse.

Me certifikimin e rezultateve i hapet rruga ngritjes së institucioneve të reja, ndërsa Kuvendi ka afat tridhjetë ditë për t’u mbledhur dhe për t’u konstituuar.

të fundit

Trump paralajmëron Iranin me goditje të tjera: Mund të ndodhë sërish sonte, Teherani kundërpërgjigjet: Ju presim

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se administrata amerikane mund të kryejë sulme të tjera kundër Iranit, duke…

6 minutes ago

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutaş uron Kurtin për rezultatin e 7 qershorit, në takim diskutohet edhe për sigurinë

Komandanti i KFOR, gjeneralmajori turk Ozkan Uutash e ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e…

10 minutes ago

Letra emocionuese e Bruno Guimaraes pas eliminimit të Brazilit: “Babi, a do të luajmë me top?”

Bruno Guimaraes ka reaguar publikisht për herë të parë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026. Mesfushori brazilian…

12 minutes ago

Andonovski Signs Cooperation Memorandum for the Digital Innovation Center in Macedonia

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me Emirates Investment Group, me qëllim krijimin e një…

13 minutes ago

Indictment in Skopje against three people for causing the bankruptcy of “Eurostandard”, another charged with negligent work in service

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të…

13 minutes ago

Agron Qalaj takes part in the presentation of the OSCE report on war crimes trials

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, mori pjesë sot në prezantimin e raportit të Misionit të OSBE-së…

13 minutes ago