Categories: kosovë

Aleanca i kërkon Konjufcës shpjegime për emërimet e fundit në diplomaci

Emërimet e fundit në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës kanë nxitur reagimin e Aleancës, e cila ka ngritur dyshime për nepotizëm dhe për lidhje familjare e politike të personave të emëruar.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Aleanca i ka kërkuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të tregojë nëse është shfuqizuar Vendimi nr. 113/2024. Ky vendim, i nënshkruar më 23 prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, ndalonte punësimin në MPJD të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve.

Të lidhura

None found

Aleanca thotë se vendimet e fundit të emërimit në shërbimin diplomatik janë nënshkruar nga Glauk Konjufca dhe pretendon se disa nga të emëruarit kanë lidhje familjare ose politike me figura të pushtetit.

Në reagim renditen pesë emra: Rina Dragidella në Uashington, Kaltrina Dalipi në Berlin, Vera Rexhepi Leci në Iowa, Lumturie Lipoveci në Hagë dhe Njazi Ajvazi në Kopenhagë. Për këto raste, Aleanca ngre pretendime si për lidhjet familjare e politike, ashtu edhe për mosplotësimin e kritereve dhe mosndjekjen e procedurave të gradimit diplomatik.

Krahas pyetjes nëse Vendimi 113/2024 është shfuqizuar zyrtarisht, Aleanca kërkon të dijë kur dhe përse mund të ketë ndodhur kjo. Ajo i kërkon gjithashtu Konjufcës të shpjegojë se si, sipas saj, përfaqësitë diplomatike të Kosovës po kthehen në vende sistemimi për njerëz të lidhur me pushtetin.

Aleanca paralajmëron se do të kërkojë llogaridhënie për çdo emërim dhe se nuk do të qëndrojë e heshtur përballë asaj që e quan nepotizëm në diplomacinë kosovare. Sipas saj, ndryshimi i parimeve dhe shkelja e ligjit në fuqi përbëjnë tradhtinë më të madhe ndaj profesionistëve të rinj dhe diplomatëve të karrierës.

të fundit

Pas aksidentit hekurudhor me 69 viktima, largohet nga detyra ministri spanjoll i Transportit

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor në të…

5 minutes ago

Sveçla njofton identifikimin e mbetjeve mortore të tre shqiptarëve të njohur si “Grupi i Intelektualëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë,…

9 minutes ago

Çerkini reagon për “Bota sot” pas raportimeve për emërimin e tezes së saj në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Emërimi i Lumturie Lipovecit në pozitën e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës është bërë me vendim…

9 minutes ago

PSG-ja shpërthen në Spanjë, katër gola në tetë minuta

Paris Saint-Germaini po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme në Spanjë, duke dëshmuar fuqinë e kampionit të Evropës. Skuadra franceze ka…

17 minutes ago

Google do të çaktivizojë Search për shkollat që ndalojnë mjetet e inteligjencës artificiale

Google do të kufizojë, si parazgjedhje, qasjen e nxënësve nga kopshti deri në klasën e 12-të në mjetet e tij…

18 minutes ago

Kujdes ku e publikoni emailin: adresa mund të rikthehet te një përdorues tjetër dhe të ekspozojë të dhënat tuaja

Nëse e shkruani adresën tuaj të emailit diku në internet, nuk mund të jeni të sigurt se ofruesi i shërbimit…

18 minutes ago