Categories: kosovë

Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke etiketuar kundërshtarët si “spiunë” e “tradhtarë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar për zhvillimet e fundit që lidhen me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të lidhura

None found

në një postim të publikuar në Facebook, Haxhiu deklaroi se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së përbën përgjegjësi qytetare dhe institucionale. Megjithatë, sipas saj, kjo nuk mund të përdoret si arsye për të sulmuar kundërshtarët politikë, dëshmitarët apo qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se askush nuk e mbron UÇK-në duke shpallur menjëherë “spiunë” dhe “tradhtarë” ata që kanë qëndrime të kundërta politike, apo duke kërkuar fajtorë në mesin e qytetarëve.

Haxhiu kritikoi përdorimin e këtyre etiketave në tubime, programe televizive dhe postime publike, duke vlerësuar se një sjellje e tillë përsërit logjikën e akuzave të ngritura ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Sipas saj, etiketimi i kundërshtarit si armik dhe kthimi i tij në objekt sulmi nuk e forcon mbrojtjen, por i shërben vetë narrativës së akuzës.

Haxhiu nënvizoi se nuk mund të konsiderohet një popull i tërë si burim i “spiunimit”, pasi dëshmitë lidhen me individë konkretë, të cilët kanë emër dhe përgjegjësi personale. Ajo paralajmëroi se një qasje e tillë është e pavërtetë, fyese dhe e rrezikshme, pasi nxit frikë, linçim dhe përçarje.

Ajo u bëri thirrje të gjithë personave që kanë të dhëna për individë që kanë dëmtuar ose dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror, t’ua dorëzojnë ato sa më shpejt organeve të sigurisë dhe drejtësisë, në mënyrë që rastet të trajtohen tërësisht.

“Asnjë padrejtësi nuk korrigjohet përmes një padrejtësie tjetër”, shkroi Haxhiu, duke shtuar se vlerat e luftës së UÇK-së mbrohen përmes së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit, jo përmes shpifjeve e kërcënimeve.

Në përfundim, ushtruesja e detyrës së Presidentes u kërkoi të gjithë individëve që veprojnë ose shfaqen publikisht të tregojnë maturi dhe të pasqyrojnë vlerat e virtytet që karakterizojnë shoqërinë dhe kombin.

të fundit

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

45 seconds ago

Peja: 11 police officers suspended after Arlinda Zekaj’s killing in Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

1 minute ago

President Justina Shiroka Pula meets British Ambassador Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

2 minutes ago

Kurti does not clarify whether there will be dismissals after the Arlinda Zekaj case

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete…

2 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj sparks calls for resignations, Gërvalla and Sveçla absent from Assembly

Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, por aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti vetëm pasi ajo u vra. Ky zbulim i…

2 minutes ago

After the suspension of the chief prosecutor in Peja and the prosecutor in the case, the KPC clarifies decisions regarding Arlinda Zekaj’s murder

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

3 minutes ago