kosovë

Albin Kurti viziton komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i vizitoi të mërkurën komunat me shumicë serbe në veri të vendit – Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun – për, siç tha, të biseduar me udhëheqësit vendës për përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, apo fetare.

“Ne jemi kundër ndarjes së shoqërisë, jemi për barazi. Institucionet tona duhet t’i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe t’iu mundësojnë qasje në sistemin institucional”, tha Kurti pas takimit me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Të lidhura

None found

Kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në komunat në veri të Kosovës në fillim të vitit të kaluar përmes zgjedhjeve të cilat u bojkotuan nga popullata serbe dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe.

Kjo çështje ngriti edhe tensionet etnike në maj të vitit të kaluar, të cilat kulmuan më 24 shtator 2023, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Por, ka kohë që kanë nisur procedurat për shkarkim të kryetarëve të tanishëm, çka do të mund të hapet rruga për zgjedhje të reja në këto komuna.

Kurti ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë “ku ka rënë në pritë” Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm.

Për vizitën e Kurtit në komunat e veriut u raportua fillimisht nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Lista tha në një komunikatë për media se vizita e kryeministrit Kurti në komunat e veriut ka për qëllim “destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve”.

“Është më se e qartë se me ardhjen e tij, ai donte të provokonte reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar disa pikë politike, apo vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha Lista.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës nënvizoi se “tendencat për destabilizimin e Kosovës vijnë nga ana tjetër”, duke iu referuar Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar me pretendimet se Kurti, duke shkuar në Leposaviq dhe Zubin Potok, “ka vendosur të ngrejë tensione të reja” në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogut në Bruksel.

“Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, ku nuk është i mirëpritur. Veprimi i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë”, tha Petkoviq.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago