Categories: kosovë

Albin Kurti nderon viktimat e 11 shtatorit: Kosova do të jetë gjithmonë në krah të Amerikës

Albin Kurti ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur nderimin për viktimat dhe për pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit që humbën jetën në përpjekje për të ndihmuar të tjerët.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri në detyrë rikujtoi edhe vizitën e zhvilluar një vit më parë në memorialin dhe muzeun e 11 shtatorit në Ground Zero, në New York, ku kishte shkuar së bashku me bashkëshorten e tij, Rita.

Të lidhura

None found

Kurti e cilësoi atë vizitë si një nga përvojat më të veçanta dhe mbresëlënëse të udhëtimeve të tij në Shtetet e Bashkuara.

“Atje patëm mundësi të bëjmë homazhe, t’i kujtojmë viktimat dhe të mësojmë e reflektojmë mbi të gjitha aspektet e sulmeve të asaj dite”, shkroi ai.

Duke sjellë në vëmendje pasojat e tragjedisë, Kurti tha se katër avionë u përdorën si armë të shkatërrimit masiv, duke shkaktuar humbje dhe dëme të jashtëzakonshme.

“2,977 ishte numri i të vrarëve atë ditë, por numri i viktimave është edhe më i lartë. Sipas studiuesve, mbi 5,000 persona kanë vdekur nga sëmundjet dhe komplikimet e 11 shtatorit. Dhe mijëra e mijëra të tjerë të mbijetuar vazhdojnë të vuajnë nga këto pasoja”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai theksoi se sulmi nuk preku vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përbënte edhe një goditje të rëndë ndaj vlerave demokratike në të gjithë botën.

“Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike”, u shpreh Kurti.

Kurti rikonfirmoi më tej qëndrimin e Kosovës në mbështetje të SHBA-ve, duke e lidhur këtë pozicion me marrëdhënien mes dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët ndaj lirisë e demokracisë.

“Kosova qëndron përkrah ShBA-ve jo vetëm se ShBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera, është e palëkundur”, tha ai.

Në mesazhin e tij, kryeministri në detyrë veçoi edhe 441 pjesëtarët e ekipeve të para të reagimit, të cilët, sipas tij, u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin qindra e ndoshta mijëra persona.

“Vepra e këtyre heronjve, policëve e zjarrfikësve dhe jo vetëm, në atë ditë të errët, do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe të brezave të ardhshëm. Le të shërbejnë ata si shembuj të përhershëm për të gjithë ne”, shkroi Kurti.

Në përmbyllje, ai solli në kujtesë edhe një frazë të parë gjatë vizitës në muzeun e Ground Zero-s: “Memory lives, Freedom wins” – “Kujtesa jeton, liria fiton”.

të fundit

Kuvendi nuk konstituohet, seanca shtyhet për të dielën

Ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e sotme. Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit,…

55 seconds ago

Kamila Dunda, the 16-year-old from Elbasan who has read around 600 books

Në një kohë kur telefoni dhe rrjetet sociale dominojnë përditshmërinë e adoleshentëve, 16-vjeçarja nga Elbasani, Kamila Dunda, ka zgjedhur një…

1 minute ago

Mbrojtja e Kilajt: Pa veprim konkret nuk ka vepër penale

Përmendja e një plani për kryerjen e një vepre, nuk është e barabartë me vetë kryerjen e veprës. Me këtë…

1 minute ago

Wiretaps published by Ahmetaj, former Socialist Party MP: There are attempts to traffic a*rms, from ordinary people to criminal groups!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, teksa ishte i ftuar në News24, ka komentuar audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj, ku…

2 minutes ago

Haxhiu: PDK-ja po heq dorë nga e drejta kushtetuese për propozimin e nënkryetarit të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka ftuar deputetët e PDK-së që të marrin pjesë në seancën konstituive…

2 minutes ago

Kikia speaks about Lamallari’s departure: Ministers are not parking attendants, frequent changes signal a lack of vision

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko, ka analizuar…

2 minutes ago