Serbia ka reaguar lidhur me videon që kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikoi mbrëmë në Facebook.
Kurti publikoi një video përmes së cilës pretendon se ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
None found
Sipas kryeministrit, Forcat e Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të rregullta në kufi me qëllimin e vetëm për të shkaktuar provokime.
Lidhur me këtë Nemanja Staroviç, Sekretar Shteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar”, ndërsa vazhdon me retorikën dhe pretekstet e Vuçiç se me këtë, Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.
“Për ta thënë edhe njëherë më qartë, ushtria e Serbisë nuk ka hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe kurrë nuk do ta bëjë, derisa kjo të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Kjo video e veçantë e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç ndodh gjithmonë”., shkruan zyrtari serb në një status në X.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me…
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit…
Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim…
Në hyrje të vendlindjes së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar të enjten…
Një aksident tragjik i ka marrë jetën prezantueses së njohur televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleyman, vetëm pak orë pasi kishte…