Categories: kosovë

Aktakuzë ndaj një personi dhe kompanie për mashtrim në tenderë publikë me vlerë mbi 500 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar në gjykatë aktakuzë ndaj J.P. dhe një personi juridik, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas nenit 415, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas organit të akuzës, më 19 Janar 2024, J.P., në cilësinë e drejtorit dhe personit përgjegjës të kompanisë ‘’M… P.. ‘’ SH.P.K., dyshohet se ka dorëzuar dokumentacion të falsifikuar në kuadër të ofertës për tenderin “Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE (Lista Esenciale)”, të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Në këtë procedurë, grupi i operatorëve ekonomikë kishte konkurruar për Lotin 1 me ofertë në vlerë prej 344.955.77 eurosh, ndërsa për Lotin 3 kishte paraqitur ofertë prej 169.012.36 eurosh.

Dokumentet e ofertës përmbanin certifikatën ISO 13485:20216, me numër 47014, të lëshuar nga autoriteti certifikues ‘’NQA’’ për prodhuesin kinez ‘’Forlong Medical Co., Ltd’’. Kjo certifikatë ishte përdorur si dëshmi për përmbushjen e kërkesës nr. 2 të dosjes së tenderit, e cila lidhet me kapacitetet teknike dhe profesionale.

Prokuroria pretendon se certifikata kishte skaduar dhe ishte anuluar në tetor të vitit 2022. Gjithashtu, dyshohet se në dokumentin e dorëzuar data e vlefshmërisë ishte ndryshuar nga 18.10.2022 në 18.10.2024.

Sipas aktakuzës, J.P. ka vepruar me dashje duke shkelur rregullat e prokurimit publik për dokumentet që dëshmojnë plotësimin e kritereve të tenderit. Përmes këtij veprimi, ai dyshohet se ka synuar ta çojë në lajthitje autoritetin kontraktues, të ndikojë në vlerësimin e ofertës dhe në vendimmarrjen për dhënien e kontratës, në interes të personit juridik ‘’M…..P….’’ SH.P.K.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës kompetente që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën për të cilën akuzohen. Po ashtu, është kërkuar edhe ndalimi i pjesëmarrjes së tyre në procedurat për dhënien e kontratave të prokurimit publik.

të fundit

Studentët kërkojnë largimin e Ramës, kryeministri bën “kurban” 132 drejtorë! Furtunë dorëheqjesh pas urdhrit të tij

Në kulmin e protestave masive që kanë përfshirë vendin, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një…

1 minute ago

Shqipëria u jep shtetësinë portierit Elia Caprile dhe mbrojtësit Amar Gërxhaliu

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për portierin e Cagliarit, italianin Elia Caprile,…

7 minutes ago

OVL UÇK paralajmëron protesta pas kthimit të Ligjit për Specialen, Haziri fajëson deputetët

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar të papranueshëm kthimin për rishqyrtim të Ligjit…

12 minutes ago

Anti-drug operation in Macedonia, 14 detained, among them a 14-year-old

MPB Maqedoni njofton se në natën në mes 22 dhe 23 tetorit, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë…

13 minutes ago

Mickoski warns of unrest in Europe: Protests are daily, consequences could also affect Macedonia

Kryeministri Hristijan Mickoski, në akademinë ceremoniale me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, paralajmëroi se paqëndrueshmëria…

13 minutes ago

Sali in Brussels: Gradual rapprochement with the EU should create real opportunities for citizens

Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim bilateral me Komisioneren Evropiane për Zgjerim,…

13 minutes ago