Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit, duke vlerësuar se ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të Republikës së Kosovës.
None found
Në reagimin e publikuar në Facebook, Islami është ndalur te pretendimet e përfshira në aktakuzë, veçanërisht te dokumenti i emërtuar “Top Secret 2”, i cili dyshohet se është gjetur në telefonin e të akuzuarit.
Sipas tij, përmbajtja e dokumentit përshkruan një plan që kishte për synim destabilizimin e Kosovës dhe dëmtimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, përmes ndërtimit të narrativave të ndryshme.
Islami shkruan se, që prej arrestimit të Fatmir Shehollit, të dyshuar për spiunazh, janë dhënë versione të ndryshme për rastin.
Megjithatë, ai pretendon se tashmë është e qartë që veprimtaria e Shehollit në aspektin operacional dhe analitik, e nisur që kur ishte pjesë e ish-UDB-së, nuk është ndërprerë.
Sipas ekspertit, një profesionist me përvojë dhe i nivelit të lartë në fushën e spiunazhit nuk ndahet lehtë nga betimi për ruajtjen e sekreteve dhe shërbimin ndaj një rrjeti të caktuar.
Ai pretendon gjithashtu se depërtimi i Shehollit në institucionet e larta nuk ka qenë i rastësishëm. Islami e lidh këtë me kamuflimin përmes miqësive me figura të rëndësishme shtetërore dhe paraqitjeve të shpeshta në media për çështje të ndjeshme, me qëllim krijimin e besimit dhe shmangien e dyshimeve.
Avni Islami vlerëson se, nga leximi i aktakuzës, dokumenti “Top Secret 2” paraqet një plan strategjik të fshehtë. Sipas tij, ky plan synonte përhapjen e radikalizmit islamik në Kosovë dhe rajon, duke përfshirë figura me ndikim nga sporti, muzika, mediat dhe politika.
Ai thotë se, bazuar në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, plani kishte për qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës, paraqitjen e saj si vatër ekstremizmi dhe dëmtimin e rëndë të pozitës së saj ndërkombëtare.
Sipas reagimit, përmes nxitjes së aktiviteteve fetare dhe ndikimit te klerikët synohej ndërtimi i një narrative negative, nxitja e migrimit dhe ndryshimi i qëndrimit të vendeve perëndimore ndaj Kosovës.
Islami pretendon se plani përfshinte edhe spiunazhin ekonomik, si dhe diskreditimin e figurave politike e intelektuale. Ai shprehet se agjendat e Serbisë janë të njohura dhe se synimi mbetet goditja e Kosovës në disa dimensione, krijimi i një opinioni publik negativ dhe dobësimi i besimit të qytetarëve te institucionet vendase.
Eksperti i sigurisë vlerëson se zbardhja e dokumenteve sekrete tregon se institucionet e sigurisë po e kryejnë detyrën e tyre. Sipas tij, rasti duhet të përcjellë një mesazh të qartë se askush nuk mund të fshihet pas miqësive apo posteve të larta.
“Kushdo që merr guximin të punojë kundër Republikës së Kosovës, kushdo që bëhet pjesë e agjendave destabilizuese të Serbisë apo rrjeteve të spiunazhit, do të ketë të njëjtin fat”, ka shkruar Islami.
Ai ka deklaruar se Prokuroria Speciale, nën udhëheqjen e prokurorëve profesionistë si Bekim Kodraliu dhe në koordinim të plotë me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, do të shkatërrojë çdo rrjet tradhtie.
“Koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar; secili që punon kundër shtetit tonë do ta marrë dënimin e merituar dhe do të përfundojë në burg!”, ka përfunduar Avni Islami.
Egnatia, trajneri Nevil DedeEgnatia është gati për të përmbyllur në mënyrë spektakolare fazën eliminatore të Kupave të Europës (minimalisht ka…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve…
Mbi 200 të vdekur e rreth 1300 të zhdukur është deri tani bilanci i përmbytjeve katastrofike në Nepal, ndërsa viktima…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve nga…
Julian Alvarez ka vendosur mos të stërvitet me shokët e tij të Atletikos për të dytën ditë radhazi. Që nga…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin për arrestimin e Ergys Agasit, i cili…