Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim nga ky institucion, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se gjatë operacionit kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë “arrestuar disa zyrtarë të lartë” publikë, përfshirë një ish-ministër.
Policia tha me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës, ky aksion policor u krye në disa lokacione të ndryshme dhe vetëm pas përfundimit të procedurave, do të japin informacione shtesë.
Megjithatë, Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se disa persona u arrestuan lidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.
“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.
Sipas tij, ata dyshohet se kanë “vepruar si grup i organizuar kriminal”, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme “të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”.
Sveçla tha se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, personat e arrestuar kishin iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës “me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011-2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”./ REL
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot mund të ndiheni më të përfshirë emocionalisht dhe…
Gazetari shqiptaro-amerikan Arian Asimi ka treguar përvojën e tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita, duke…
Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra…
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi së…
Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori…
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” për të folur mbi protestën e fundit të opozitës,…