Categories: kosovë

AKR: Faton Peci ndërpreu në mënyrë të njëanshme koalicionin qeverisës në Mitrovicë

Koalicioni qeverisës në Mitrovicë, ku bënte pjesë edhe Aleanca Kosova e Re (AKR), është ndërprerë të mërkurën nga kryetari i komunës, Faton Peci. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Emir Abrashi, i cili e ka cilësuar vendimin të njëanshëm.

Të lidhura

None found

Abrashi ka deklaruar se shkak për prishjen e bashkëpunimit ishte aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë në çështjen e ngritur nga Behgjet Pacolli ndaj Pecit.

Të mërkurën, Pacolli njoftoi se gjykata e kishte aprovuar padinë e tij dhe e kishte obliguar Faton Pecin ta dëmshpërblente për dëmin jomaterial të lidhur me deklaratat që ai kishte bërë ndaj Pacollit në nëntor të vitit 2024.

Sipas kreut të AKR-së, mënyra dhe koha e vendimit për ndërprerjen e koalicionit dëshmojnë se interesat personale janë vendosur mbi ato të qytetarëve të Mitrovicës.

Pas këtij vendimi, nga posti është shkarkuar edhe Gani Rrustemi, i cili përfaqësonte AKR-në në drejtimin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrim Evropian.

Ndërkohë, edhe raportime të tjera në media kanë bërë të ditur se Peci i ka dhënë fund bashkëpunimit me AKR-në, ndërsa Rrustemi është larguar nga detyra e drejtorit komunal.

Abrashi ka sqaruar se padia ndaj Pecit ishte ngritur nga Pacolli në kapacitetin e tij personal. Ai ka shtuar se Pacolli nuk ushtron më asnjë funksion drejtues apo ekzekutiv në AKR që nga gushti i vitit të kaluar.

“Për rrjedhojë, bartja e një kontesti personal gjyqësor në raportet e qeverisjes komunale është e pajustifikueshme dhe në dëm të stabilitetit institucional dhe interesit qytetar”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka nënvizuar se qeverisja lokale duhet të mbështetet te përgjegjësia ndaj qytetarëve, puna dhe rezultatet, e jo te përplasjet personale.

“Vendimi i sotëm dëshmon që një parim i tillë nuk vlen edhe për ish-partnerët tanë në këtë koalicion”, ka thënë kryetari i AKR-së.

Abrashi ka bërë të ditur se AKR-ja e konsideron të përfunduar pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës në Mitrovicë, duke pretenduar se gjatë kësaj periudhe ka realizuar “punë konkrete dhe rezultate”.

Megjithatë, dega e AKR-së në Mitrovicë do të vijojë aktivitetin dhe organizimin politik, me synimin për të siguruar në të ardhmen mbështetjen e qytetarëve dhe për të marrë drejtimin e komunës.

“AKR në Mitrovicë do të vazhdojë fuqishëm organizimin dhe punën e saj politike, me synimin për ta fituar besimin e qytetarëve dhe për të rimarrë përgjegjësinë për udhëheqjen e komunës”, ka deklaruar Abrashi.

të fundit

Vllaznia njofton nisjen e shitjes së biletave për përballjen me Tiranën

Vllaznia - TiranaKëtë fundjavë do të luhet edhe Klasikja e parë e Shqipërisë e këtij sezoni [...]Read More...

2 minutes ago

Dhuna policore ndaj studentëve/ Ilir Ikonomi ironizon Ramën: Për buxhetin e shtetit shqiptar që vidhet me të dyja duart, 2500 euro nuk janë gjë fare

Gazetari i njohur Ilir Ikonomi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me vendimin e tij për të shpërblyer efektivët…

3 minutes ago

Giaccherini trazon opinionin: Lojtarët e Juventusit duhet të përballen edhe fizikisht

Ish-futbollisti i Juventusit, Emanuele Giaccherini, i cili aktualisht punon si konsulent profesional, ka folur për krizën që po kalon ish-klubi…

13 minutes ago

Studentët refuzojnë dialogun me Edi Ramën, të rinjtë hedhin karriget e vendosura nga kryeministri

Studentët dhe pedagogët, kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura…

13 minutes ago

Ambasada gjermane: Bashkëpunimi rajonal ndihmon afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor janë në fokus të Procesit të Berlinit, ka…

16 minutes ago

VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë heqin gurët nga trotuaret e Bulevardit në ditën e 9-të të protestës

Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gurët trotuaret. Siç shihet…

17 minutes ago