Categories: kosovë

Agim Bahtiri dënon sulmin me vezë të Time Kadrijajt: “Një mjeke dhe një grua që ka luftuar…

Agim Bahtiri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar me kritika ndaj deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj, pasi ajo sulmoi me vezë liderin e partisë së tij, Albin Kurtin.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për KosovaPress, Bahtiri u shpreh se një sjellje e tillë nuk i shkon një personi që ka luftuar për lirinë e vendit.

“Dëgjo, është për të ardhur keq. Një mjeke, një grua që ka luftuar të vijë në këtë gjendje, se s’po mund me e kuptuar. Por ne kemi qenë çdo herë ata të cilët i kuptojmë të gjitha. Pjesa e dhunës është me të vërtetë absurde, e sidomos prej atyre njerëzve të cilët thonë që kanë bërë shumë për vendin”, deklaroi Bahtiri.

Kur u pyet nëse veprimet e ngjashme që Lëvizja Vetëvendosje kishte kryer më herët në Kuvend mund të konsideroheshin gjithashtu dhunë, ai tha se, sipas tij, ato ishin ndërmarrë për një kauzë tjetër.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur një veprim për arsye se ka pasur kauzën. Nuk është kauzë, nuk është kauzë sjellja e koleges sime para disa ditësh, se s’ka një kauzë të tillë që është keq për shtetin e Republikës së Kosovës. Në atë kohë ka qenë një kauzë jashtëzakonisht e madhe, sepse ka pasur ndarje të Kosovës. Dhe për ndarjen e Kosovës nuk këqyren mjetet për të mbrojtur atë. E tani nuk kemi kauzë. Ne kemi kauzë për t’i bërë të gjithë deputetët të përbashkët, të dalim zot vendit cep më cep”, tha Bahtiri.

Sipas Bahtirit, përdorimi i dhunës është gjithmonë i gabuar, megjithatë ai vlerësoi se duhet shqyrtuar edhe arsyeja që qëndron pas një veprimi të tillë.

“Veprimi është çdo herë i keq, ai që sillet në mënyrë të dhunshme, por duke e pasur për bazë arsyen pse, është diçka tjetër. Për shembull, nuk mundet me u marrë krahasim dita e sotit me ditët e atëhershme, kur 17 për qind e territorit ishte në shitje. Dhe duhet njeriu me menduar se si ka qenë situata atëherë e si është sot. Ne sot e kemi shtrirë sovranitetin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, jemi duke e mbajtur dhe duke e shtuar praninë e organeve shtetërore cep më cep të vendit. Dhe kjo çka thashë është kauzë për t’i rrënuar ato dhe për të prurë Radoiçiqin përsëri në Kosovë. Atëherë le të tregojnë se po duan me na e prurë Radoiçiqin në Kosovë e ne po shkaktojmë probleme të tilla. Kështu që është një krahasim jo i barabartë”, deklaroi Bahtiri.

të fundit

Pablo Barrios, vlera e mesfushorit të Atlético Madridit që po tejkalon 500 milionë euro

Paraqitja e shkëlqyer ndaj Manchester Unitedit e konfirmon rëndësinë e mesfushorit të Atlético Madridit, Pablo Barrios, i cili po dëshmon…

1 minute ago

Prania e 48 bazave serbe pranë kufirit dhe paralelja me Ukrainën — sa serioz është rreziku për Kosovën?

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Serbia ka pozicionuar 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me…

4 minutes ago

Studentët u vënë zjarrin pemëve pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë drejt godinës! Policia tenton të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para…

9 minutes ago

Ervin Salianji i bashkohet protestës së studentëve para Kryeministrisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, i është bashkuar protestës studentore, para Kryeministrisë. Për…

11 minutes ago

Mourinho ndërhyn personalisht për të rikthyer Vinicius Juniorin në nivelin e tij më të mirë

Jose Mourinho ka hartuar një plan të veçantë për ta ndihmuar Vinicius Juniorin të rikthehet në formën më të mirë…

20 minutes ago

Egnatia sfidon Midtjylland, Dede beson te mundësitë: Aleksi kërkon sa më shumë pikë

Albano Aleksi dhe Nevil Dede Egnatia do të përballet nesër në mbrëmje me Midtjylland, në ndeshjen e vlefshme për raundin…

25 minutes ago