Categories: kosovë

Adelina Thaçi kritikon zhvillimet politike: LDK-ja duhet të kthjellohet dhe të rikthehet te parimet

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se shteti nuk mund të trajtohet “sikur të jetë një lojë”. Ajo i ka bërë thirrje partisë së saj të vendosë parimet mbi interesat individuale.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi në Facebook, Thaçi ka thënë se situatën e ka ndjekur me shqetësim fillimisht si qytetare, më pas si artiste dhe ish-deputete.

“Kur je jashtë, shumë gjëra i sheh ndryshe. I thua vetes: ‘Kadale, ndoshta nuk i dimë krejt, ndoshta po paragjykojmë’. Por kur hyn brenda dhe e sheh se si funksionojnë gjërat, zhgënjehesh”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, zhgënjimi bëhet edhe më i madh kur interesat personale vendosen mbi nevojat e qytetarëve dhe institucionet shtetërore trajtohen pa seriozitet.

“Të dhemb kur sheh se si shteti trajtohet sikur të jetë një lojë. Kur interesat personale shpesh dalin përpara interesit të qytetarit. Kur sheh njerëz të udhëhequr nga frustrimet e veta, njerëz që zvarriten pas një pozite, njerëz që brenda pak sekondash e ndërrojnë fjalën”, ka deklaruar Thaçi.

Ajo ka vënë në dukje se në këto zhvillime qytetari duket sikur është lënë mënjanë, duke e cilësuar këtë si pjesën më të dhimbshme të situatës.

Thaçi ka sjellë në vëmendje edhe koncertin e Ermonela Jahos, i cili, sipas saj, për disa orë solli shpresë dhe energji përmes artit e kulturës, në një kohë kur në Kuvend “po ndodhnin çudira”.

Kritikat e ish-deputetes janë adresuar edhe ndaj LDK-së. Ajo ka nënvizuar se përkushtimi ndaj një partie nuk duhet të jetë më i fortë se besnikëria ndaj parimeve që ajo pretendon se përfaqëson.

“Nëse nuk kthjelleni, nëse nuk tregoni se dini të merrni vendime, të jeni konsistentë në atë që mendoni se është e drejtë, të këmbëngulni kur duhet dhe të lini anash inatet personale e pazaret e vogla, atëherë do të shkoni aty ku nuk dëshiron askush që ju ka besuar”, ka shkruar Thaçi.

Ajo ka sqaruar se reagimi i saj nuk vjen nga inati, por nga dhimbja dhe pamundësia për të qëndruar në heshtje përballë këtyre zhvillimeve.

Ndërkohë, Thaçi ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar shëndet, punë të mbarë dhe forcë për ta përfunduar me dinjitet mandatin e saj.

“Pas gjithë kësaj që kemi kaluar, çdo ditë që Kosova zgjohet pa një tjetër krizë, pa një tjetër përplasje dhe pa një tjetër frikë për zgjedhje të reja, është një ditë e fituar për qytetarin”, ka shkruar ajo.

Në përmbyllje të reagimit, ish-deputetja ka thënë se qytetarët janë të lodhur dhe se Kosova ka nevojë për qetësi, përgjegjësi dhe punë.

“Ky popull është lodhur. Jemi lodhur të gjithë. Tani na duhet qetësi, përgjegjësi dhe punë. Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, shkruan ajo.

të fundit

Qeveria miraton 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për konsumatorët e cenueshëm

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…

4 minutes ago

VIDEO/ Partizani ndez atmosferën para derbit me Tiranën: Jemi gati

Partizani - TiranaNë një video të fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit i është adresuar derbit të kryeqytetit, ndeshje…

5 minutes ago

MASH hap nëntë konkurse për bursat e nxënësve të shkollave të mesme për vitin 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…

14 minutes ago

Mickoski i përgjigjet Jotovës: Disa vende të BE-së kanë harruar vlerat e unionit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…

14 minutes ago

Real Madridi sheh Alex Scott si alternativën e ardhshme për mesfushën

Real Madridi po e monitoron nga afër mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, dhe tashmë ka dërguar skautë për ta vëzhguar…

15 minutes ago

Duncan Castles paralajmëron një ndëshkim ekstrem për Manchester Cityn

Manchester City mund të perballet me një ndëshkim të madh, i cili mund ta shkund përfundimisht të ardhmen e klubit…

16 minutes ago