Artan Abrashi, deputet i LVV-së, ka thënë se edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja mund ta marrë drejtimin e Kuvendit.
None found
Në një reagim në Facebook, ai riktheu në vëmendje propozimin që Albin Kurti ia kishte paraqitur Bedri Hamzës.
Sipas Abrashit, Vlora Çitaku mund të zgjidhet kryetare e Kuvendit nëse Bedri Hamza e pranon ofertën e Albin Kurtit. Ai shkroi se PDK-ja do ta siguronte postin e kryeparlamentarit vetëm me kusht që të mos pengonte zgjedhjen e presidentit të ri.
Në letrën më të fundit drejtuar Hamzës, Kurti, ndër të tjera, i përsëriste ofertën për shkak të refuzimit të takimit.
Kurti shprehej se, në këmbim të qëndrimit në sallë dhe pjesëmarrjes në votimin për President/e të ri/e të Republikës, ishin të gatshëm të bënin rokadë mes postit të nënkryetarit/es së Kuvendit që i takon PDK-së dhe pozitës së kryetarit/es së Kuvendit nga LVV-ja. Sipas tij, ky do të përbënte kontribut nga Hamza, ndërsa PDK-ja do të përfitonte drejtimin e njërës prej tri pozitave të larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT mohon faktin që të shtunën të kenë mbërritur 300 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore…
Vivienne, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e të atit, pasi…
Historia e automobilizmit britanik u rikthye në rrugët e Londrës të dielën, më 1 nëntor, kur dhjetëra makina të vjetra…
Porsche po ndryshon strategjinë e saj të biznesit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në makina luksoze, të personalizuara…
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donald Trump përuroi një projekt që, por…