Categories: kosovë

Abdixhiku: Vendimi i Hagës nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, reagoi pas aktgjykimit të dhënë sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai kujtoi krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi i Serbisë, duke thënë se Kosova u përball me terror dhe spastrim etnik. Sipas Abdixhikut, civilë të pafajshëm u vranë dhe mijëra familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Në këto rrethana, theksoi ai, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri.

“Djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë. UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së u shpreh se vendimi i sotëm, ashtu si çdo aktgjykim tjetër, nuk mund ta përmbysë atë që ai e konsideron të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku u bëri thirrje të gjitha forcave politike që të lënë pas ndasitë dhe të bashkohen përballë periudhës së vështirë që po kalon Kosova.

“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”, ka shkruar ai.

Ai kërkoi gjithashtu mbrojtjen e unitetit qytetar dhe forcimin e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, të cilët, sipas tij, e kanë mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Liria jonë ka kushtuar shumë. Shteti ynë është përgjegjësi e të gjithëve. Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, përfundon reagimi i Abdixhikut.

të fundit

Zbuloni 3 shenjat e Horoskopit që kujdesen më shumë për të tjerët

Sipas astrologjisë, Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja, janë ndër shenjat që dallohen për ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Peshqit Peshqit…

8 minutes ago

Ish-drejtuesi i France Football rrëfen përpjekjen për të ndikuar me ryshfet te Topi i Artë

Pascal Ferre, ish-kryeredaktor i France Football dhe një nga figurat kryesore pas organizimit të Topit të Artë, ka zbuluar se…

9 minutes ago

Komentet e kryeministrit britanik për apelin e Man Cityt shqetësojnë klubet e Ligës Premier

Disa klube të Ligës Premier u “habitën” aq shumë nga komentet e bëra nga Andy Burnham – që duket se…

9 minutes ago

Balluku duhet të shkonte në burg, jo në palestër/ Deputeti i PD: Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarë në emër të saj! Duhet të sjellin fletën e arrestit

Deputeti i PD, Klevis Balliu nga protesta pranë Parlamentit hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut, duke thënë se grupe kriminale ne…

15 minutes ago

Tahiri i AAK-së: Kufizimi për Specialen nuk e shfuqizon institucionin, por synon ta përmirësojë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të…

17 minutes ago

Toshkovski: Traffic police equipped with 33 new motorcycles and protective gear

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dhe Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor (KRSTRR), Goran Angelovski, sot morën…

18 minutes ago