Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thirrur deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një mbledhje që pritet të zhvillohet nesër, në orën 14:00, në selinë e partisë.
None found
Burime të kp bëjnë të ditur se Abdixhiku u ka dërguar deputetëve një mesazh, ku u kërkon që debatet dhe qëndrimet lidhur me zhvillimet e fundit të trajtohen brenda strukturave partiake.
Në mesazhin e tij, kreu i LDK-së i fton deputetët në takimin e përbashkët të nesërm dhe u kërkon të respektojnë rendin dhe përgjegjësinë partiake. Ai thekson se, në një periudhë të rëndësishme për vendin, LDK-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar, pasi çështjet të jenë diskutuar, vlerësuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht. Abdixhiku shton se në takim do të zhvillohet një diskutim i hapur dhe do të përcaktohet bashkërisht rruga përpara, ndërsa mesazhin e përmbyll me nënshkrimin “Lumiri”.
Deri tani, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, janë takuar tri herë për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por këto përpjekje nuk kanë prodhuar rezultat.
Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre të shtunën me kërkesë të Albin Kurtit. Kjo ndodhi pas përshkallëzimit të situatës në seancë, kur deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë Albin Kurtin.
Nga zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7.
Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…
Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…
Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zhvillon sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të nëntorit, ku…
Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…
Armadillo Defier XT është një kamp-shtëpi e projektuar për udhëtime në terrene të vështira, e cila ofron një kombinim të…
Marcus Rashford është gjithnjë e më pranë qëndrimit te Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi trajneri i ri…