Categories: kosovë

Abdixhiku sqaron raportimet për nënshkrime në LDK dhe ftesën e Kurtit për institucionet e reja

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku deklaroi para mediave se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se LDK në atë takim do të paraqesë qëndrimin e saj mbi parimet, duke theksuar se procesi i krijimit të institucioneve duhet të trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sipas tij, në kuadër të kësaj qasjeje duhet të sigurohet edhe balanca ndërmjet palëve që i ndërtojnë ato.

“Ne do të flasim për parime fillimisht, parimet e LDK-së i kemi bërë publike që duhet të flasim për një trajtim gjithëpërfshirës të institucioneve, brenda kësaj gjithëpërfshirjeje të ketë balancë mes palëve që i ndërtojnë institucionet”.

I pyetur për raportimet mbi nënshkrime të mundshme brenda LDK-së dhe për ndryshime eventuale në parti, Abdixhiku tha se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim.

Ai rikujtoi gjithashtu se LDK ka mbajtur së fundmi Kuvendin e 31 janarit, ndërsa theksoi se zgjedhjet e ardhshme të rregullta brenda partisë janë planifikuar për vitin e ardhshëm.

“Në LDK nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri tani, proceduralisht janë të lirë 1/3 e delegatëve të Kuvendit kurdo që duan për thirrje të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmbajtësisht për ne zgjedhjet e rregullta të LDK-së mbahen në afate të rregullta, ato janë në vitin e ardhshëm, nuk ka distancë të largët kohore dhe për më tepër përmbajtësisht LDK ka dalë prej një Kuvendi të 31 janarit dhe një parti serioze nuk matet kur një pakicë çfarëdo qoftë ajo dëshiron të mbajë kuvende, por sa i respekton vendimet e veta”, u shpreh kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

të fundit

New details in the investigation into Tyler Robinson over the murder of Charlie Kirk: “He asked me for a carving tool”

Gjatë seancës gjyqësore për Tyler Robinson, i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, në sallë u shfaq një intervistë e…

2 minutes ago

Neil the elephant seal leaves behind his viral episode in Tasmania and safely returns to the sea

Neil, foka elefant që u shndërrua në fenomen në rrjetet sociale pasi bllokoi rrugë, dëmtoi tabela dhe mblodhi qindra kureshtarë…

2 minutes ago

5.5-Magnitude Earthquake Strikes the Czech Republic

Një tërmet me magnitudë 5.5 sipas shkallës Rihter u regjistrua pasditen e së enjtes në Republikën Çeke. Instituti Euro-Mesdhetar bëri…

2 minutes ago

Israel warns Iran: We could strike again, “we will return with even greater force”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi gjatë një aktiviteti në një bazë ajrore se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF)…

2 minutes ago

Trump Leaves Turkey’s Return to the F-35 Program Open, Athens Voices Concern

Samiti i NATO-s në Ankara riktheu në qendër të vëmendjes një prej temave më delikate për balancat në Egje dhe…

2 minutes ago

Shehaj: Schools are being used to fill the concert of a supporter of Nazism

Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, ka denoncuar përdorimin e shkollave për të ftuar nxënësit në koncertin e Kanye West,…

2 minutes ago