Në Kodër të Trimave, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar 1.5 miliardë euro investime, siç tha ai, për të bërë ndryshimin e madh.
“1.5 miliardë euro investime, do të investojmë këtu, në fshatin olimpik, pallatin olimpik, fakultetin sportiv. Merreni me mend se si do të duket Prishtina me gjithë këto investime”, ka thënë Abdixhiku.
None found
Abdixhiku ka premtuar edhe unazën e qytetit, spitalin e kryeqytetit dhe parkun teknologjik, për të cilin tha se kap vlerën e 45 milionë eurove.
“Bashkë me Përparimin do ta bëjmë unazën e qytetit, do ta ndërtojmë spitalin e kryeqytetit, me kushte, dhe Parkun më të madh teknologjik, 45 milionë euro, 35 mijë të punësuar, për ta bërë këtë vend një vend të zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ai.
Qytetarëve të Kodrës së Trimave, Abdixhiku u tha se lista e kandidatëve për deputet nga Prishtina të Lidhjes Demokratike të Kosovës është lista që do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët e kryeqytetit.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…