Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kundërshtuar nismën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, në rendin e ditës të të cilit është vetëm propozimi për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë. Ai e përshkroi këtë veprim si të gabuar, të pavend dhe të pakohë.
None found
Duke iu drejtuar delegatëve, Abdixhiku deklaroi se kërkesa është ndërmarrë në mënyrë të njëanshme dhe në një periudhë delikate për vendin, ndërsa për LDK-në e cilësoi moment përcaktues.
Sipas tij, ky proces është nisur para kohe, pasi kanë kaluar vetëm disa muaj nga Kuvendi i fundit i jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht po afrohet Kuvendi i rregullt i partisë.
Kreu i LDK-së shprehu keqardhje për anëtarët që, siç tha ai, munguan në çastet kryesore politike dhe më pas kërkuan llogaridhënie për rezultatet. Abdixhiku theksoi se nuk e pranon logjikën sipas së cilës dikush refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Përgjithshëm, në Kolegjiumin e degëve dhe në fushatën e partisë, por pas përfundimit të saj kërkon përgjegjësi.
Ai tha se llogari mund t’u japë vetëm anëtarëve dhe delegatëve që ishin aktivë në terren dhe kontribuuan në betejat politike të LDK-së. Sipas Abdixhikut, përgjegjësi nuk mund t’i kërkojë dikush që shmang organet partiake dhe betejën më të rëndësishme, ndërsa pret një rezultat të keq për ta përsëritur sërish të njëjtin refren.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është thirrur me kërkesën e një grupi delegatësh. Në të pritet të votojnë 355 delegatë, të cilët do të vendosin nëse Abdixhiku do të vijojë ta udhëheqë partinë.
Protesta kundër qeverisë hyn sot n ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët u mblodhën në sheshin…
Një incident i pazakontë kibernetik, gjatë të cilit një sistem i avancuar i inteligjencës artificiale depërtoi në infrastrukturën e platformës…
Dhjetëra faqe interneti dhe platforma të njohura përjetuan probleme të premten, duke ua pamundësuar përkohësisht miliona përdoruesve qasjen në disa…
Kufjet e reja premium të Sennheiser kombinojnë tingullin cilësor, rehatinë dhe mundësi të shumta lidhjeje me anulimin aktiv të zhurmës…
Performanca e mirë, autonomia e gjatë, tastiera cilësore dhe touchpad-i i ri me reagim haptik e bëjnë “Surface Laptop 8”…
Nga programuesit te juristët, shumë profesione po përballen me ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale. Tani duket se konkurrencës robotike…