Categories: kosovë

AAK mban vijën opozitare ndaj Kurtit, por lë të mundur votën për presidentin me kushte – analistët shpjegojnë prapaskenën politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përsëritur se nuk do të jetë pjesë e një ekzekutivi të drejtuar nga Albin Kurti, duke theksuar se pozicioni i saj për një koalicion qeverisës nuk ka ndryshuar.

Të lidhura

None found

Megjithatë, partia nënvizon se ky vendim nuk e pengon që të japë kontribut për daljen nga bllokada institucionale.

Sipas AAK-së, ekziston gatishmëri për të mbështetur zgjedhjen e presidentit të vendit, por kjo mund të ndodhë vetëm në rast se arrihet një marrëveshje politike e mbështetur mbi kushte dhe prioritete konkrete, të cilat, siç thotë partia, janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit.

AAK thekson se një mbështetje e tillë për presidentin nuk duhet parë si hyrje në koalicion qeverisës dhe as si tërheqje nga roli i saj opozitar.

Për këtë subjekt politik, bëhet fjalë për përgjegjësi institucionale, me synim shmangien e krizës politike dhe garantimin e funksionimit normal të institucioneve.

Në deklarimet e saj, AAK ka bërë të qartë se çdo formë e mundshme bashkëpunimi do të varet nga pranimi i pikave programore të prezantuara më herët, ku përfshihen fusha si zhvillimi ekonomik, energjia, bujqësia dhe infrastruktura.

Partia këmbëngul që këto kushte të përfshihen në çdo marrëveshje të mundshme politike.

Në këtë rrethanë, shtrohet pyetja nëse kjo qasje është një mënyrë për të ruajtur profilin opozitar, duke lënë njëkohësisht derën hapur për kompromis institucional, apo nëse mund të shihet si një hap drejt një bashkëpunimi të pjesshëm me LVV-në.

Zogaj: Është e vështirë të kuptohet qëllimi i vërtetë i AAK-së

Për këtë zhvillim ka folur për “Bota sot” publicisti Skënder Zogaj.

Sipas tij, qasja e AAK-së duket kundërthënëse, pasi nga njëra anë refuzon pjesëmarrjen në qeveri, ndërsa nga ana tjetër e lë të hapur mbështetjen për zgjedhjen e presidentit me kushte.

Ai vlerëson se përmes këtij pozicionimi, AAK synon ta forcojë veten si opozitë dhe njëkohësisht të paraqitet si parti me përgjegjësi institucionale.

“Është e vështirë të kuptohet qëllimi i vërtetë i AAK-së, e cila deklaron se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, por, njëkohësisht, shpreh gatishmërinë për ta mbështetur zgjedhjen e Presidentit dhe krijimin e institucioneve, nëse pranohen kushtet e saj programore në fushën e energjisë, ekonomisë, bujqësisë dhe infrastrukturës.

Këto janë prioritete që, në parim, duhet t’i përkasin të gjitha partive politike. Megjithatë, AAK-ja ka nxituar t’i artikulojë si platformë të saj, duke synuar të fitojë avantazh politik. Kjo lëvizje ka një efekt të dyfishtë: forcon identitetin e saj opozitar dhe e paraqet si një subjekt me vizion e përgjegjësi institucionale. Prandaj, nuk ka dyshim se synimi kryesor është konsolidimi i profilit të saj si opozitë”, thotë ai.

Më tej, publicisti thekson se AAK po mundohet të shfaqet si faktor konstruktiv për zgjidhjen e krizës politike, pa u larguar nga identiteti i saj opozitar.

Ai shton gjithashtu se, gjatë kësaj periudhe krize, AAK ka pasur një qasje më të qartë dhe më transparente sesa PDK-ja dhe LDK-ja.

“Nga ky këndvështrim, kjo deklaratë mund t’i shërbejë AAK-së për të zgjuar interesimin e elektoratit dhe për ta pozicionuar si një faktor konstruktiv në zgjidhjen e krizës politike, e cila vazhdon ta mbajë peng funksionimin normal të institucioneve dhe të ardhmen politike të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, AAK-ja po përpiqet të krijojë një kthesë në favor të pozitës së saj elektorale, por pa e cenuar identitetin opozitar. Një bashkëpunim me LVV-në, të cilën e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe me tone të ashpra, do të ishte vështirë i pajtueshëm me këtë identitet dhe, për rrjedhojë, duket politikisht pothuajse i pamundur.

E vlerësoj pozitivisht transparencën e AAK-së në këtë qasje. Deri më tani, ajo po e ushtron rolin e opozitës më qartë dhe më konsekuent se PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat, të paktën në këtë fazë të krizës politike, po shfaqin më shumë hezitim dhe luhatje në qëndrimet e tyre”, foli Zogaj për “Bota sot”.

Haziri: Kushtet të cilat i ka paraqitur Aleanca për të qenë pjesë e procesit për formimin e institucioneve të reja janë pozitive

Në një prononcim për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri vlerëson se AAK është partia që e ka shprehur më qartë qëndrimin e saj lidhur me formimin e institucioneve dhe se kjo dëshmon gatishmëri për të ndihmuar në kapërcimin e krizës politike.

Sipas tij, ky pozicion mund të lidhet edhe me interesin e liderit të ri, Ardian Gjini, për të shmangur zgjedhje të reja dhe për të forcuar drejtimin e tij në parti.

“Mendoj se, nga të gjitha partitë parlamentare, vetëm Aleanca e ka bërë të qartë pozicionin e vet në raport me procesin për formimin e institucioneve të Kosovës. Kjo duhet parë si vullnet i mirë dhe përkushtim i kësaj partie politike për të dhënë kontributin e vet që vendi të dalë nga kjo krizë politike dhe institucionale, e cila po vazhdon tash e dy vite.

Ky pozicion i Aleancës mund të interpretohet edhe nga një prizëm tjetër, ku tani ajo ka një lider të ri, siç është Ardian Gjini, i cili mund ta shohë se një proces i ri zgjedhor, në të cilin mund të shkojë vendi sërish, nuk do të ishte i mirëpritur për të dhe për subjektin e tij. Jo vetëm për faktin se mund ta rrezikonte pozitën e Aleancës si parti parlamentare, por edhe sepse do të ishte pengesë e madhe për konsolidimin e udhëheqjes së z. Gjini si kryetar i partisë, si dhe për zbatimin e reformave dhe ndryshimeve të reja që ai ka në plan t’i bëjë, në mënyrë që Aleanca të jetë më garuese dhe me më shumë peshë në skenën politike kosovare”, shpjegon analisti.

Në fund, ai thekson se kushtet e vendosura nga AAK janë në interes të qytetarëve dhe i bën thirrje LVV-së që t’i marrë ato në konsideratë, duke shpresuar se një qasje e tillë do të ndiqet edhe nga partitë e tjera për të zhbllokuar institucionet.

“Kushtet të cilat i ka paraqitur Aleanca për të qenë pjesë e procesit për formimin e institucioneve të reja janë pozitive dhe esenciale për qytetarët dhe vendin, prandaj do të duhej të merreshin parasysh nga partia e parë, në këtë rast nga LVV-ja.

Dhe krejt në fund, shpresoj se ky vullnet i mirë dhe serioziteti i Aleancës të jetë shembull edhe për partitë e tjera, në mënyrë që të formohen institucionet dhe vendi të fillojë të funksionojë normalisht”, përfundoi analisti Haziri për “Bota sot”.

të fundit

Klekovski: Nga 1 gushti “Foster” do të merret pa pagesë shtesë

Ilaçi “Foster”, terapi inhalatore për astmën dhe sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (COPD), pritet që nga 1 gushti të jetë i…

17 seconds ago

EMRAT/ Aksion i gjerë kundër tjetërsimit të pronave, goditet Kadastra e Durrësit: 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues

Një operacion i gjerë i SPAK ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet…

8 minutes ago

Defendant in Old Nagorichane killings denies guilt, lawyer withdraws from defense

Në një atmosferë të tensionuar dhe me të pandehurin që sillej çuditshëm, sot në Gjykatën Penale në Kumanovë filloi gjyqi…

8 minutes ago

Process begins to close Gjilan Detention Center, facility to be used under agreement with Denmark

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të marrëveshjes me Danimarkën. Ky objekt do të shfrytëzohet për…

9 minutes ago

Mud on the boots and DNA on the detonating fuse, Kodraliu presents FBI and Rome Scientific Police evidence in the “Ibër-Lepenc” attack case

Janë ekspertizat e Byros Federale të Hetimeve të SHBA dhe ato të Policisë Shkencore të Romës, që po dëshmojnë lidhjen…

9 minutes ago

The three accused in the attack on the Ibër-Lepenc canal plead not guilty

Tre personat që janë arrestuar në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, më…

9 minutes ago