Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në FRONAL të T7 ka folur edhe për pretendimet e babait të Naim Murselit se djali i tij është rrahur brenda burgut nga zyrtarë policorë.
Hoxha ka thënë se është e ndaluar që zyrtarët policorë të marrin informacione përmes përdorimit të forcës dhe thotë se kushdo që ka pretendime të tilla mund t’i drejtohet Policisë dhe IPK-së.
None found
Drejtori i Policisë ka thënë se nuk beson që policët e Kosovës kanë shkuar në një nivel të tillë, duke qenë se ka dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij.
“Zyrtarët tonë s’lejohet të marrin informacione përmes përdorimit të forcës. Është e ndaluar dhe përbën vepër penale. Dikush që ka pretendime të tilla lirisht le të kontaktojë Policinë apo IPK-në i cili do të trajtoje hollësisht një pretendim të tillë. Nuk i inkurajojmë veprime të tilla brenda institucionit të Policisë. Si menagjment do t’i gjykojmë dhe ndjekim për nxjerrjen e të vërtetës. Nuk besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij”, ka thënë Hoxha./Express/
Kur Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Algjerisë, mijëra tifozë në kryeqytetin…
Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…
Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…
Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…
Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…