kosovë

A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në Hagë? Ja çfarë thotë Gjykata Speciale

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat e Kosovës, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Ndeshjen e Kosovës do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se ata kanë mundësi të shohin kanale shqip, dhe mund të shikojnë sipas dëshirave.

Të lidhura

None found

“Të akuzuarit kanë qasje në një televizor të përbashkët, dhe secili prej tyre ka edhe një televizor personal. Të gjitha televizionet ofrojnë disa kanale në gjuhën shqipe. U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të shikojnë televizor dhe çfarë zgjedhin të shikojnë”, – thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kombëtarja e Kosovës sot luan për histori. Luan për Kampionat Botëror. Sytë e të gjithë shqiptarëve janë në Prishtinë.

Ndeshja me Turqinë pritet ta përcaktojë kombëtaren që shkon në Botëror.

Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”.

Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare.

Kosova ka qenë edhe në qendër të The Guardian, BBC e mediave të tjera të huaja.

Kurse, kombëtares së Kosovës, një artikull të veçantë ia ka dedikuar gazeta italiane, Corriero dello Sport.

“Përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë nëpër Evropë. Kosova ëndërron Botërorin e saj të parë dhe sot ajo Amerikë nuk duket më aq e largët. Fitorja dramatike në Sllovaki, një 4-3 që i dha edhe më shumë peshë ambicieve, ka ndezur përfundimisht entuziazmin e një kombëtareje të re si shtet, por tashmë e pasur me histori, identitet dhe përkatësi.

Më shumë se një kombëtare, Kosova është pothuajse një hartë gjeografike sentimentale. Nga 23 të grumbulluarit, 13 kanë lindur jashtë dhe vetëm 10 në vend. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia, madje edhe Belgjika: harta e Kosovës kalon nga aty, nga bijtë e diasporës të rritur larg, por që kanë mbetur të lidhur me një fanellë që për shumë prej tyre përfaqëson diçka shumë më të thellë se thjesht futbolli.

Është një skuadër e ndërtuar mbi dy shpirtra: ai i atyre që kanë qëndruar dhe ai i atyre që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht kjo është pika e saj më e fortë”, shkruhet në artikull.

“Corriere dello Sport” shkruan se nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një realitet ende i ri në futbollin ndërkombëtar, ka ndërtuar tashmë një identitet të vetin. Nuk ka thellësinë e të mëdhenjve, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.

Për Kosovën kanë shkruar edhe mediat në Spanjë si “AS”, “Kicker” në Gjermani, e mediat në Hungari. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore ditën e djeshme.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Në konferencë foli gjithashtu edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se është krenar ë është kapiteni i Kosovës në këtë duel historik.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai. Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45. /Nacionale

të fundit

Horoskopi 12 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishe pune gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Here pas here do…

2 hours ago

Shpallet finalisti i dytë i Big Brother Vip në mënyrë të pazakontë, kush i bashkohet Selinës

Mateo është finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 5. Emri i finalistit të dytë u njoftua në mënyrë…

3 hours ago

Zgjedhjet në Hungari/ Orban po humbet në shumicën e sondazheve

Hungaria po përgatitet për zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me udhëheqësin e vjetër nacionalist Viktor Orban që…

3 hours ago

“Mami i Selinit më ka shkruar për imitimin që i bëj vajzës së saj”, aktorja: Ja çfarë më tha

Aktorja Suela Prendi, e cila u bë e njohur në ekran në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP”,…

3 hours ago

Shtohen kuqezinjtë nën kontrollin e “supermenaxherit”, Fali Ramadani tani ka në dorë të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group.…

3 hours ago

“Ajo nuk merret me asgjë”, Soni Malaj “shpërthen” ndaj Jonida Maliqit: Blen dy rroba firmato dhe mendon se është superiore

Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, brenda “Ferma VIP” duket se po tensionohet gjithnjë e…

4 hours ago