kosovë

A duhet Vjosa Osmani të rikthehet në LDK, kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zgjedhur presidentin.

Ai tha se për të shmangur zgjedhjet duhet një marrëveshje politike për një figurë konsensuale për president, teksa shtoi se personalitete të tilla ka plot, por problemi është sa janë të gatshme partitë politike që ta gjejnë një zgjidhje.

Të lidhura

None found

“Nëse dëshirojmë të zgjedhim ose jemi të gatshëm si pozitë dhe opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Duhet të ulen pozita dhe opozita dhe të merren vesh bashkërisht për një personalitet i cili do ta kryente këtë punë pa anime politike… Ka të tillë plot, por problemi është a jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bëjmë një zgjidhje”, theksoi ai.
Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se partitë parlamentare mund ta zgjedhin presidentin pa pasur nevojë të shkohet në zgjedhje të reja, meqë sipas tij, s’mund të ketë ndryshime të mëdha.

“Mendoj se po, nëse ka dëshirë. Nëse partitë politike mendojnë se ka interes të hyjnë edhe një herë në zgjedhje, ose partia në pushtet të rritet më shumë ose opozita të shfrytëzojë këtë rast dhe të ndryshojë numrat, atëherë do të hyjmë në zgjedhje… Nuk shoh ndryshime të mëdha, por s’mund të flas tash për disponimin politik të partive politike”, theksoi Mustafa.

​Mustafa u bën thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Në anën tjetër, Mustafa u shpreh më i rezervuar të komentojë mundësitë për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK.

“Unë do t’iu kërkoja falje sepse sot është krejt një temë tjetër dhe nuk do të dëshiroja që këtë çështje që e kemi hapur sot në akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon dhe çka bën në të ardhmen… Unë po shoh se po insistoni, por unë për vete nuk do të jap deklaratë për Vjosën”, deklaroi Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri pas promovimit të librit të tij “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me BE-në”.

Në promovim të librit morën pjesë deputetë dhe zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë të LDK-së, por jo kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Mustafa tha se në promovim të librit kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë.

“Nuk e kemi ftuar askënd. Ne kemi përpara publikime të librit dhe kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë dhe kemi punuar një kohë të gjatë”, përfundoi ai./kp/

të fundit

Belgjika shpërthen ndaj Zelandës së Re dhe siguron kalimin më tej

Kombëtarja e Belgjikës pas dy paraqitjeve zhgënjyese ka zhvilluar një lojë spektakulare për të fituar ndaj Zelandës së Re.Belgët triumfuan…

4 minutes ago

Belgjika shpërthen ndaj Zelandës së Re dhe siguron kalimin më tej

Kombëtarja e Belgjikës pas dy paraqitjeve zhgënjyese ka zhvilluar një lojë spektakulare për të fituar ndaj Zelandës së Re.Belgët triumfuan…

5 minutes ago

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

1 hour ago

Klopp shpjegon humbjen e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe pranon gabimet në qasje

Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…

1 hour ago

Tuchel përballet me telashe, Anglia humb yllin e skuadrës për të paktën edhe dy sfida

Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…

2 hours ago

Befasi e madhe në Botëror, Kepi i Gjelbër siguron kalimin në fazën me eliminim direkt

Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.Edhe pse shihej…

3 hours ago