Categories: kosovë

99 deputetë mbështesin deklaratën për Specialen, Fadil Maloku tregon rëndësinë e saj

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën deklaratën për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Përmes këtij dokumenti, deputetët e kanë kundërshtuar si të papranueshëm vlerësimin për ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”.

Profesori Fadil Maloku deklaroi për “Bota sot” se fakti që deklarata mori 99 vota pro dëshmon për një pajtim të gjerë politik në Kuvend.

Sipas tij, rëndësia e këtij miratimi është veçanërisht e madhe në rrethanat aktuale, pasi përfaqëson përpjekjen e institucioneve për të formuar një qëndrim të përbashkët ndaj një çështjeje që lidhet me luftën e UÇK-së dhe procesin e shtetformimit të Kosovës.

“Miratimi i kësaj Deklarate me 99 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime, është një tregues domethënës se ka nisur të ndërtohet një formë konsensusi politik.

Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht Kosova, pesha e saj, në vlerësimin tim sociologjik, është pa dyshim shumë më e madhe.

Kjo deklaratë tregon qartë se Kuvendi po synon të krijojë një qëndrim kolektiv institucional ndaj një ngjarjeje që nuk prek vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare e kupton luftën e UÇK-së dhe shtetformimin e Kosovës”, tha profesori.

Maloku e përshkroi deklaratën si një hap të rëndësishëm për legjitimimin politik dhe forcimin e kujtesës kolektive. Megjithatë, ai theksoi se ajo nuk përbën akt juridik dhe nuk mund të ndikojë në vendimin e gjykatës.

Profesori nënvizoi gjithashtu se votimi tregoi mundësinë që Kuvendi, përmes solidaritetit dhe vullnetit të përbashkët, të kapërcejë ndarjet politike dhe bllokadat.

“Unë do ta cilësoja si një akt të rëndësishëm të legjitimimit politik dhe të konsolidimit të kujtesës kolektive, por jo si një akt juridik që mund të ndërhyjë në vendimin gjyqësor.

Megjithatë, në këtë rast vura re edhe një paradoks interesant sociologjik. Një Kuvend që deri dje prodhonte polarizim dhe bllokim, sot dëshmoi se, kur ekzistojnë solidariteti dhe vullneti i mirë, mund të ecet përpara”, përfundoi ai.

të fundit

Moska i drejtohet NATO-s për stërvitjet pranë Kaliningradit: Do ta mbrojmë territorin me të gjithë arsenalin

Rusia ka protestuar zyrtarisht pranë NATO-s për atë që e konsideron si një linjë “aventuriere dhe të papërgjegjshme” të Aleancës,…

4 minutes ago

Tragjedia në SHBA/ Lindsay Clancy rikthehet në gjykatë pas procesit të përfunduar pa vendim për vdekjen e tre fëmijëve

Lindsay Clancy, 36 vjeçe, është shfaqur për herë të parë në gjykatë që prej përfundimit pa vendim të gjyqit për…

4 minutes ago

Milot Avdyli beson te triumfi ndaj Izraelit: Kosova e ka kohën të rikthehet te fitorja

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer edhe stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin.Optimizmi te kampi dardan është i madh,…

5 minutes ago

Kosova vijon punën për ndeshjen me Izraelin, Aro Muric stërvitet veçmas

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për përballjen ndaj Izraelit.Në Debrecen, “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e radhës para sfidës…

11 minutes ago

Përplasi 14-vjeçaren me motomjet dhe u largua, arrestohet 18-vjeçari në Belsh

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Belsh, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me një motomjet që e drejtonte…

14 minutes ago

VLEN on the ground in Bërvenicë in support of Jakup Huseini

VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së…

17 minutes ago