Categories: kosovë

300 “bluza të bardha” të Kosovës të vaksinuar në Kukës, flet Syla

Procesi i vaksinimit të mjekëve të Kosovës në Kukës pritet të përfundojë këtë të shtunë. Kështu është shprehur për mediat, kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

“Procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë është duke shkuar mirë. 300 punonjës janë vaksinuar deri sot dhe të shtunën do të mbyllet ky cikël. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë ankesë deri tani. Mirëpo fat i keq është se ka kërkesa të mëdha për vaksinim, por ne i kemi mundësitë e limituara”, u shpreh Syla.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ai tha se shpreson që ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia të kontaktojë me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësorë.

“Por shpresojmë se ministri i ri Shëndetësisë të vjen në kontakt me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojnë këtë proces që e kemi nisur ne si Federatë. Më tepër se 500 vaksina nuk kanë mundur as ata të sigurojnë, kërkesat janë shumë në rritje.”

Syla tha se në përgjithësi punonjësit që kanë marrë këto vaksina ndihen mirë dhe kanë pasur vetëm ankesa që janë normale. Shqipëria ka “ndarë” 500 vaksina nga dozat e saj për t’i vënë në dispozicion të mjekëve të Kosovës ku ende nuk ka mbërritur vaksina e parë.

të fundit

Rama e paralajmëroi pak ditë më parë, nis zbatimi i urdhrit! Gjobiten me 5000 lekë qytetarët që marrin pjesë në protestë

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,…

16 seconds ago

Miteva akuzon LSDM-në për dezinformata dhe panik rreth sektorit bankar

Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva thotë se është e befasuar që LSDM po ndjek me zell politikat e vendeve fqinje…

2 minutes ago

Rama paralajmëron rrezik për “Prishtina 2030”, Qeveria garanton organizimin e Lojërave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmëroi të hënën se Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030". Paralajmërimi…

3 minutes ago

Profilet e Hashim Thaçit riaktivizohen si arkiv publik pas gjashtë vitesh në Hagë

Profilet zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook dhe X rinisën publikimet të hënën, më 2 nëntor. Ekipi i tij…

3 minutes ago

Babai i Yamal sqaron mbiemrin e vërtetë të futbollistit: Shumëkush e ka thirrur gabim

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka bërë një sqarim interesant lidhur me emrin e vërtetë të yllit të Barcelonës,…

10 minutes ago

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…

14 minutes ago