Autoritetet hungareze kanë ndaluar edhe një tjetër autobus nga Kosova, ndërsa mediat në atë vend raportuan se në një dërgesë të transportuar me të u zbuluan armë dhe një zmadhues i zërit.
None found
Për këtë rast, media ka kontaktuar kompaninë e linjës së autobusit “Meti Comerc”, e cila bëri të ditur se pakoja ishte dorëzuar nga një shtetas 24-vjeçar nga Kosova.
Menaxheri i kompanisë sqaroi: “Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”.
Një ditë më parë, media kishte raportuar edhe për një rast tjetër të ndodhur në Hungari, ku ishte e përfshirë kompania “Pranvera Travel”.
Ndërkohë, lidhur me këto ngjarje, ekzistojnë dyshime se veprimet po kryhen në mënyrë të organizuar.
Për zhvillimet është në dijeni edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se një person tashmë është vënë në pranga.
Në përgjigjen e policisë thuhet: “Lidhur me rastin që jeni interesuar, me datë 04.07.2026, në ‘Raportin ditor të PK-së’, ka qenë rasti i publikuar me të dhëna rreth tij. Veprimet e policisë rreth rastit kanë qenë: arrestimi i të dyshuarit, kontrollimi i shtëpisë së tij dhe dërgimi në mbajtje i të dyshuarit më aktvendim nga prokurori kujdestar”.
Aleks Pepaj, i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm…
Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se vendit i duhet një njësi zgjedhore, por me lista të hapura për…
Gjykata e Lartë në Londër ka hedhur poshtë padinë me vlerë 50 milionë paund të paraqitur nga Princi Harry, Doreen…
Skuadra e Dinamos dhe Ilir DajaNë prag të përballjes Dinamo – Astana, e vlefshme për raundin e parë në Conference…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia vijon të jetë e përkushtuar për të dhënë kontribut në arritjen e…
Sulmuesi i Meksikës, Santiago Gimenez, është dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur 3-2 ndaj…