Categories: kosovë

21 vjet nga vrasja e Bardhyl Ajetit, Mehmeti: Krim i urdhëruar nga maja kundër fjalës së lirë

Më 25 qershor 2005, gazetari Bardhyl Ajeti humbi jetën në një klinikë në Milano, pasi për tri javë kishte luftuar me plagët e marra nga atentati i 3 qershorit 2005. Ai ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën Prishtinë–Gjilan, pranë fshatit Bresalc, por nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.

Fillimisht, pas sulmit, Ajeti mori trajtim në Kosovë, ndërsa më vonë u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë më 25 qershor, duke lënë një mungesë të madhe në gazetarinë shqiptare.

Të lidhura

None found

Edhe sot, më shumë se dy dekada më pas, vrasja e gazetarit të “Bota Sot” mbetet ndër krimet më të rënda të pazbardhura të periudhës së pasluftës në Kosovë. Rasti vazhdon të ngrejë dyshime dhe shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve dhe përballjen e fjalës së lirë me klimën e ndjeshme politike të asaj kohe.

Lidhur me këtë ngjarje, analisti politik Faton Mehmeti e ka përshkruar për “Bota sot” vrasjen e Ajetit si një goditje të drejtpërdrejtë kundër medias së lirë, duke theksuar se në atë periudhë rrethanat kanë qenë tejet të vështira.

“Vrasja e Bardhyl Ajetit ka qenë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë, respektivisht ndaj “Bota Sot”, e cila ishte e vetmja media që nuk ishte kapur nga komandantët e luftës dhe e cila tregonte gjëra të vërteta, të cilat për kohën ishin mjaft të rrezikshme. Sepse të kujtojmë se në atë kohë situata ka qenë shumë e vështirë. Këtyre njerëzve, të cilëve më vonë u ra maska, iu pa haptas se qëllim e çlirimit të Kosovës e kishin pasur grabitjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Mehmeti ka nënvizuar se Bardhyl Ajeti duhet të përkujtohet me pietet, ndërsa është shprehur i habitur që Shoqata e Gazetarëve të Kosovës nuk ka organizuar asnjë përkujtim për të.

Ai ka shfaqur gjithashtu skepticizëm se institucionet e Kosovës do të arrijnë ta zbardhin këtë rast, duke shtuar se shpreson që vrasjet e pasluftës, përfshirë edhe atë të Ajetit, të hetohen nga Gjykata e Hagës.

“Andaj e kujtojmë Bardhylin me pietet. Është e habitshme se si Shoqata e Gazetarëve të Kosovës nuk ka bërë asnjëherë ndonjë përkujtim për figurën e Bardhyl Ajetit, i cili u vra për shkak të fjalës së lirë. Nuk është se Bardhyli u vra për diçka tjetër. Kështu që është e pafalshme një gjë e tillë, por mbes me shpresë që vrasjet e pasluftës, duke e përfshirë edhe Bardhylin në mesin e tyre, do të zbardhen shumë shpejt në Gjykatën e Hagës, sepse nuk pres që Kosova ka kapacitete edhe për një kohë shumë të gjatë t’i zbardhë dhe të merret me këtë vrasje. Sepse sigurisht se njerëzit që kanë dhënë urdhër kanë qenë njerëz me funksione të larta, kështu i bie të jetë”, ka shtuar Mehmeti.

Në fund, Mehmeti ka theksuar se është e vështirë të besohet që Bardhyl Ajeti është vrarë pa urdhër, ndërsa ka vlerësuar se “Bota Sot” e ka vazhduar misionin e saj në mbrojtje të fjalës së lirë.

“Përndryshe, vështirë që dikush ta ketë marrë armën për ta vrarë Bardhylin pa i bërë asgjë, sepse Bardhyli nuk i kishte hak askujt, por thjesht ka qenë e porositur nga lart, nga njerëz të cilëve u është prishur terezin dhe në këtë mënyrë është vrarë në tentim për ta ndalur fjalën e lirë.

Mirëpo, “Bota Sot” e ka vazhduar misionin e saj të shenjtë ndaj fjalë së lirë, akoma edhe sot e vazhdon. Gjë që e mban atë si një tribunë të fjalës së lirë, ndërsa Bardhyli mbetet një hero i saj”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

të fundit

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

12 minutes ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

47 minutes ago

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

1 hour ago

The cost of a job in education: From 5 to 10 thousand euros in bribes to become a teacher in Albania

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Cërrik Tragedy Claims Two Lives, Smart Driver Was a Teacher

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacionit zyrtar…

1 hour ago

Cubarsi: Konkurrenca dhe forca e grupit po e çojnë Spanjën drejt suksesit

Pau Cubarsi ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

1 hour ago