kosovë

2023-ta e Kosovës në statistika: Rritje çmimesh, vrasje të grave dhe sulmeve ndaj gazetarëve

Rritje e ulje pagash. Rritje e çmimeve. Rritje e pranisë së NATO-s në Kosovë. Rritje e sulmeve ndaj gazetarëve. Rritje e numrit të grave të vrara nga familjarë të tyre.

Shumë ditë të vitit 2023 shtynë ekipin e Radios Evropa e Lirë të përpilojë dhjetëra grafika me statistika që ilustronin ndodhitë në Kosovë.

Të lidhura

None found

Por, shumë gjëra mbetën edhe pa u thënë. Për shembull, u raportua për rënie të prodhimit të energjisë elektrike dhe rritje të konsumit, por jo edhe për pajisjet që përdoren për shpenzim të energjisë elektrike nëpër shtëpi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), pajisja elektrike më e shpeshtë nëpër shtëpitë në Kosovë është televizori, ndjekur nga thithëset elektrike e tharëset për flokë.

Ngjashëm si në dimrat e kaluar, pritet që edhe sivjet çmimi i faturave të energjisë elektrike të jetë i paparashikueshëm dhe kosovarët këshillohen ta kursejnë rrymën.

Por, nuk është vetëm energjia elektrike që tani kushton më shtrenjtë. Pothuajse të gjitha produktet u shtrenjtuan ndër vite, sipas të dhënave të ASK-së.

 

Përkundër rritjes së çmimeve, numri i personave që përfitojnë nga skemat sociale, ishte në rënie gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të ASK-së, papunësia në Kosovë, brenda dhjetë vjetësh, shënoi rënie për mbi 17 për qind. Të dhënat e publikuara në një raport të vitit 2023 për fuqinë punëtore treguan se sektorët e tregtisë dhe ndërtimtaris, janë punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

 

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi një analizë të konkurseve të punës, për të parë se sa prej tyre përdorën gjuhë diskriminuese. Në 59 për qind të konkurseve të analizuara u gjet përdorim i stereotipave gjinorë.

Pabarazia gjinore shkoi përtej konkurseve të punës. Po i njëjti institut gjeti se, në vitin 2023, vetëm dy komuna në Kosovë e ndanë drejtimin e drejtorive komunale në mënyrë të barabartë mes burrave dhe grave – Drenasi dhe Hani i Elezit.

 

Megjithatë, të dhënat e këtij instituti gjithashtu treguan se gratë përfituan më shumë subvencione sesa burrat në 12 nga 23 komuna të analizuara në Kosovë.

Megjithatë, të dhënat e këtij instituti gjithashtu treguan se gratë përfituan më shumë subvencione sesa burrat në 12 nga 23 komuna të analizuara në Kosovë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ndau këtë vit edhe dhjetëra miliona euro për projekte që kishin nisur qysh në vitet e 2010-ta. Për shembull, mbi 22 milionë euro u ndanë për një projekt të nisur në vitin 2010, për zgjerimin dhe rehabilitimin e një rruge magjistrale. /REL/

të fundit

Vendimi i FIFA-s për arbitrin e Angli-Argjentinë ngre dilema, “Albicelestet” gjejnë mbështetje të re

Harry Kane, Ismail Elfath dhe Leo MessiFIFA ka përcaktuar arbitrin e gjysmëfinales Angli – Argjentinë, Ismail Elfath [...]Read More...

2 minutes ago

Deklaratë tronditëse e ministres serbe, Haradinaj: Na forcon ndërgjegjen kombëtare, Kosova mbetet fundi i Serbisë

Një deklarim skandaloz e ka bërë ministrja serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se “po të ishte në vendin…

9 minutes ago

Prapaskenat e merkatos: Real Madridi nuk heq dorë nga Michael Olise

Real Madridi po e ndjek me vëmendje situatën e Michael Olises, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, pasi…

14 minutes ago

Sasho Klekovski merr drejtimin nga Azir Aliu në Ministrinë e Shëndetësisë

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës mes ministrit të deritanishëm Azir Aliu dhe ministrit të ri…

15 minutes ago

VIDEO/ Incident në ambientet e Kuvendit/ Deputeti i PS Erion Braçe përplaset fizikisht me gazetarin Marsel Rupi

Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe, ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel…

16 minutes ago

Filipce: Assembly Turmoil Was Staged to Cover Up Mickoski’s Failures

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se kaosi i djeshëm në Kuvend ishte një teatër për të mbuluar dështimin e…

20 minutes ago