Veprimtari politik Milazim Maraj ka vlerësuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është dobësuar, duke e lidhur këtë me ndarjen historike dhe mungesën e një qasjeje të përbashkët kombëtare.
None found
Sipas Marajt, ndarja e zgjatur politike ka prodhuar pasoja të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit.
“Duket që pasojat e ndarjes së gjatë dhe okupimit edhe më të gjatë kanë ndikuar në ndjenjat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Kjo gjendje ka sakrifikuar shumë shqiptarë, patriotë me vlera të larta intelektuale, humane dhe patriotike, duke sjellë pasoja të rënda politike e diplomatike në të dy anët e kufirit”, ka deklaruar Maraj.
Ai ka theksuar se zhvillimet rajonale, sipas tij, nuk janë trajtuar përmes një politike shqiptare të bashkërenduar, ndërsa interesat kombëtare shpesh kanë mbetur jashtë vëmendjes kryesore.
“Një gjendje e tillë duket se e ka copëtuar më tej hapësirën shqiptare dhe jo për herë të parë politikanë nga Shqipëria kanë marrë vendime që kanë ngritur shqetësime për interesat kombëtare. Historia ka treguar se sa herë që politika largohet nga parimet kombëtare, pasojat i vuajnë shqiptarët në rajon”, është shprehur ai.
Duke u ndalur te hapja e një konsullate serbe në Shkodër, Maraj ka thënë se ky zhvillim duhet të shqyrtohet më thellësisht nga aspekti politik dhe historik.
“Në kohën kur Serbia po përballet me humbje të reputacionit në arenën ndërkombëtare, dalja e çështjes së konsullatës në Shkodër ngre shumë pyetje. A kanë mësuar politikanët nga historia kombëtare? Sa gjak shqiptar është derdhur për Shkodrën nga sulmet serbe dhe malazeze për ta pushtuar këtë vend?”, ka thënë Maraj.
Sipas tij, raportet diplomatike nuk duhet të ndërtohen pa marrë parasysh të kaluarën historike dhe rrethanat politike të rajonit.
“Lidhjet historike apo kulturore mes shqiptarëve dhe Serbisë nuk kanë qenë një realitet i qëndrueshëm historik. Përkundrazi, historia është shoqëruar me luftëra dhe përpjekje për të dëmtuar identitetin dhe interesat shqiptare. Prandaj çdo hap diplomatik duhet të shihet me shumë kujdes dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai.
Maraj ka kritikuar po ashtu mungesën e një angazhimi më të fortë të diplomacisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, me theks të veçantë te komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.
“Shqipëria do të duhej të ngrinte zërin në OKB, në Bashkimin Evropian dhe në çdo institucion ndërkombëtar për të mbrojtur bashkëkombësit e saj. Ndërsa sot kemi një situatë ku duket sikur diplomacia shqiptare nuk po e luan rolin që duhet në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon”, është shprehur ai.
Ai ka nënvizuar se reciprociteti duhet të shoqërohet me rezultate konkrete dhe me përfitime të prekshme për shqiptarët në rajon.
“Çfarë përfitojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës nga këto zhvillime? Ky është një pyetje që duhet të marrë përgjigje. Reciprociteti nuk mund të jetë vetëm një deklaratë politike, por duhet të sjellë barazi reale dhe mbrojtje të të drejtave të komuniteteve”, ka thënë Maraj.
Në përfundim, veprimtari politik ka bërë thirrje që interesat kombëtare të vendosen sërish në qendër dhe që diplomacia të ketë rol më aktiv.
“Shqipëria nuk arriti që për shumë vite të bëhet epiqendër kulturore dhe kombëtare e shqiptarëve. Ideologjitë politike dhe interesat e ndryshme shpesh kanë mbizotëruar mbi interesin kombëtar. Por shqiptarët që nuk përkulen dhe që vazhdojnë të luftojnë për interesat e tyre kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojnë”, ka përfunduar Maraj.
Halil Geci ka shprehur mbështetje për ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke vlerësuar se me drejtimin e saj…
Gushti ka nisur me nisur me masa ajrore të nxehta, duke sjellë dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas…
Në muajt e parë të vitit, Shqipëria kishte energji për të shitur. Në verë, po paguan 41.5 milionë euro për…
Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramzan Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke akuzuar…
Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta…