Health

Temperaturat e larta, pasoja në shëndetin mendor, mjekët: Rritet agresiviteti dhe sjelljet vetëvrasje

Askush nuk është imun, të gjithë janë të rrezikuar nga problemet e shëndetit për shkak të temperaturave të larta. Kështu u shpreh neurologia Ereida Raklli, sipas të cilës, temperaturat e larta çorientojnë neurotransmetuesit në sistemin nervor dhe për pasojnë rrisin nivelin e ankthit dhe depresionit.

“Temperaturat si të larta dhe të ulëta janë të konsiderueshme dhe të dokumentuara në shëndetin mendor. Pasojat lidhen duke çorientuar neurotransmetuesit në sistemin nervor që kanë rol në stabilizimin e humorit, rregullimin e sjelljes e gjumit. Temperaturat e larta rrisin kortizolin, hormonin e stresit që sjell çrregullimin e gjumit duke bërë gjumë në orë të pakta dhe jo aq cilësor.

Të lidhura

None found

Të gjitha këto ndikojnë në nivelin e ankthit dhe depresionit. Personat që vuajnë nga ankthi e depresioni kanë rritje të ankesave simptomatike gjatë verës. Përveç kësaj ndikon në çdo sëmundje të sistemit nervor qendror, nga skleroza multiiple, epilepsia, etj. Temperaturat e larta ndikojnë edhe te fëmijët e adoleshentët, gratë shtatzëna”, tha ajo.

Duke iu referuar një studimi të vitit 2023 të botuar në “Lancet” ajo tha se, “rritja me 1 gradë e temperaturës mesatare mujore sjell rritje në agresivitet me 3-5% dhe sjellje vetëvrasëse 1.5 % më tepër”.

Komplikacioni më i rrezikshëm nga temperaturat e larta, sipas neurologes është goditja nga i nxehti që mund të çojë deri në koma.

“Komplikacioni më i madh dhe më i rrezikshëm është goditja nga i nxehti ku trupi nuk arrin ta kontrollojë temperaturën e cila rritet me shpejtësi në 40-41 gradë, mekanizmi i djersitjes prishet dhe personi është letargjik, humb vetëdijen dhe mund të bjerë në koma dhe kjo kërkon veprim imediat.

Gjeja e parë që bëhet është njoftimi i urgjencës, kur shikon që nuk ndjehesh mirë, duhet të shkosh në hije dhe të marrësh sa më shumë ujë. Duhet sasi e konsiderueshme e marrjes së lëngjeve 2-3 litra në ditë”, tha Raklli.

Duke folur për shenjat e dehidratimit, mjekja këshillon marrjen e sa më shumë lëngjeve, shmangien e ekspozimit dhe lëvizjes nga ora 11: 00-16:00 si edhe

“Lodhje e theksuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi të vjelli, urinimi i pakët e me ngjyrë të errët, tregojnë që trupi po përjeton anomali dhe ne nuk kemi marrë mjaftueshëm ujë. Temperaturat e larta shoqërohen me djersë të theksuar, humbje të elektroliteve dhe këto kanë pasoja me dhe ulje te konjicionit.

Personat që kanë punë mendore ndjejnë ngarkesë. Ne rekomandojmë që nga ora 11-16 pasdite të evitohet dalja në temperatura të larta. Punët të jenë para orës 11 e pas orës 16;00 që të shmangim pasojat e temperaturave në organizëm. Të shmangen vendet e mbipopulluara, më mirë një ecje në hije se në vende të mbyllura. Të moshuarit duhet të qëndrojë në shtëpi”, u shpreh doktoresha.

Edhe mjekja Bruna Shiroka theksoi se çdo organizëm ka probleme me temperaturat ekstreme:

“Efekti termik është i dukshëm në të gjithë qeniet humane. Rritja e temperaturave përtej ekstremit ka efekt në organizimin e njeriut qoftë i sëmurë apo i shëndoshë, pasojat janë të ndryshme nga një pacient me sëmundje kronike e të shëndoshë . Efekti termik mund të jetë ekstrem dhe te njerëzit e shëndetshëm.

Ka gjendje lioptimie, të fikëti, me hipertension, pacientët mund të bien dhe të rrëzohen padashur në ambiente ku ecin, apo ku kanë shkuar për të marrë një shërbim. Ka ndodhur jo rralllë edhe brenda qendrës me gjendje hiperglicemike për shkak të sasisë së shtuar të djersës për shkak të vapës”.

Mjekja Shiroka këshillon “për të shmangur ekspozimin në diell në kohën e pikut, qëndrimi në ajër të kondicionuar në një diferencë jo shumë të lartë të temperaturave të ambientit të jashtëm me atë ku qëndrohet, se është një stres termik që ndikon në organizmin e njeriut”.

Ajo tha se këto ditë ka pasur raste të shtuara të pacientëve me Covid.

të fundit

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

11 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

11 minutes ago

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave/ BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

13 minutes ago

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

22 minutes ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

22 minutes ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

29 minutes ago