Health

Simptomat e demencës dhe testet që duhet të bëni në shtëpi!

Simptomat e demencës fillimisht mund të jenë shumë të paqarta dhe jo menjëherë të dukshme. Këto shenja varen nga lloji i demencës, ndryshojnë nga personi në person dhe rrezikojnë të ngatërrohen me ato të sëmundjeve të tjera si: si depresioni, ankthi dhe problemet e pagjumësisë, të cilat mund të ndikojnë në aftësitë tona njohëse. Por disa shenja paralajmëruese janë më të zakonshme. Ja cilat janë ato dhe si t’i dalloni ato?

Simptomat e demencës, kur njihen në kohë, mund të na ndihmojnë shumë, sepse na lejojnë të identifikojmë herët sëmundjen, të parashikojmë menaxhimin e saj dhe të planifikojmë të ardhmen tonë në kohë, duke bërë kështu zgjedhje në lidhje me trajtimet mjekësore dhe gjithçka tjetër, përpara se dikush tjetër t’i marrë ato vendime për ne. Disa shenja të rënies konjitive janë paralajmëruese, ato mund të ndodhin pavarësisht nga mosha.

Të lidhura

None found

Problemet e kujtesës, të cilat, janë karakteristikë e shumë llojeve të demencës, duke përfshirë Alzheimerin që është forma më e zakonshme, nuk janë domosdoshmërisht një shenjë e rënies njohëse sepse nëse harron një takim, në fakt është diçka normale. Por një person me demencë mund t’i harrojë gjërat më shpesh ose të mos i mbajë mend fare.

Simptomat e hershme të demencës mund të përfshijnë:

-probleme me kujtesën, veçanërisht në kujtimin e ngjarjeve të fundit

-rritje e konfuzionit mendor

-vështirësi në përqendrim

-ndryshime të personalitetit ose sjelljes

-apatia, izolimi social dhe depresioni

-vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme

Shenjat paralajmëruese të demencës: testi që duhet bërë në shtëpi!

Nëse dyshoni për fillimin e demencës, një test i thjeshtë ju lejon të kontrolloni aftësitë tuaja mendore dhe të kuptoni nëse ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar apo jo. Testi mund të kryhet personalisht ose t’i dorëzohet një anëtari të familjes dhe ndahet në dy pjesë. E para bazohet në “katër teste”:

-thuaj emrat e muajve të vitit dhe të ditëve të javës mbrapsht, sa më shpejt dhe pa hezitim

-jepni një përmbledhje të diçkaje që keni dëgjuar ose lexuar një orë më parë

-thuaj disa fjalë të thjeshta mbrapsht dhe shpejt, si top, botë, shtëpi… pa bërë gabime

-kujtoni ngjarjet kryesore të javës së kaluar

Pjesa e dytë e testit bazohet në “pesë pyetje”:

-A jua ka vënë në dukje dikush, në punë apo në shtëpi, se keni qenë më i hutuar apo shumë i ngadalshëm?

-Jeni larguar ndonjëherë nga një vend i njohur dhe keni pasur vështirësi për të gjetur rrugën e kthimit?

-A duhet ta kontrolloni disa herë atë që po bëni?

-A e djeg shpesh atë që po gatuan?

-Keni harruar të paguani faturat?

Në rast të paqartësive në një nga “katër testet” dhe një përgjigje pozitive për një nga “pesë pyetjet”, ekspertët sugjerojnë të konsultoheni me mjekun ose t’i drejtoheni një specialisti, i cili mund të kërkojë kryerjen e testeve dhe ekzaminimeve të tjera, për të vlerësuar aftësitë e të menduarit, duke përfshirë kujtesën, gjuhën, vëmendjen dhe zgjidhjen e problemeve, dhe identifikimin e sëmundjes përgjegjëse për simptomat. Në disa raste, mund t’ju duhet të bëni skanime të trurit për të ekzaminuar strukturën e trurit dhe për të përjashtuar probleme të tjera, të tilla si tumoret ose mpiksjet, që shkaktojnë simptomat.

të fundit

Artan Grubi returns to public life after his release, attends Friday prayers in Butel

Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Butelit në Shkup, ku shërben hoxha Bedri…

2 minutes ago

Professional soldiers’ union announces protest outside government building

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka kritikuar ashpër ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajllovski, duke e akuzuar atë për premtime…

2 minutes ago

Lawyer Gent Gjini calls for prosecution and an international arrest warrant for Ivica Dačić

Avokati Gent Gjini nga Prizreni ka përgatitur kallëzim penal kundër zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, për shkak të deklaratave të tij…

3 minutes ago

Disturbing footage! Police fired rubber bullets; young man wounded in the neck

Protesta e sotme para ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe të rinjve. Një prej…

4 minutes ago

VIDEO/ “You threatened to have me expelled”: Student confronts Bledi Çuçi and his wife Delina Fico on a plane, phone taken from her hand

Një studente është përballur në avion me deputetin socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshorten e tij, Delina Fico. Në videon e…

4 minutes ago

Fox News analysis: Student protests in France part of an international network of left-wing groups, unions and communist organizations

Një investigim i Fox News pretendon se protestat studentore në Francë janë shfrytëzuar nga një rrjet ndërkombëtar organizatash komuniste dhe…

5 minutes ago