Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë. Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit.
Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë. Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit. Ata kanë arritur të hedhin poshtë pretendimet e mëparshme se ky vendbanim datonte në datonte në 1.000 pes.Vendbanimi që ndodhet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë është provuar se ka qenë i banuar nga mesi i Mijëvjeçarit të 5-të deri në Epokën e Bronzit (Mijëvjeçari i 2-të).Sipas Studiuesve nga Universiteti i Bernës, datimi u bë i mundur për shkak se druri ishte i privuar nga oksigjeni nën ujë, duke i rezistuar algave apo erozionit bakterial. Nivele të tilla të ruajtjes janë gjetur më parë vetëm në rajonet alpine.
None found
Pranë drurëve që u morën për analizë, u gjetën edhe bimë të kultivuara.Në një njoftim për shtyp, Universiteti thotë se zbulimi është me rëndësi të veçantë pasi kjo zonë ka luajtur një rol kyç në përhapjen e bujqësisë. “Fermerët e parë në Europë jetuan këtu”, thonë studiuesit.
“Mbarështuesit e hershëm të bagëtisë dhe fermerët nga Anadolli arritën së pari në rajonin e Egjeut, veçanërisht në Greqinë veriore, dhe më pas në Evropën Qendrore përmes Italisë jugore dhe Ballkanit më shumë se 8,000 vjet më parë.”.Studiuesit, të cilët e kryen kërkimin e tyre si pjesë e programit EXPLO të Këshillit Evropian të Kërkimit “Eksplorimi i dinamikës dhe shkaqeve të ndryshimit të përdorimit të tokës parahistorike në djepin e bujqësisë evropiane”, tani shpresojnë që zonës t’i jepet statusi i mbrojtjes kulturore./albeu.com
Argjentina u kualifikua në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, sensacionit…
Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kepin e Gjelbër pas…
Ndeshja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar fillimisht, pavarësisht paralajmërimeve se…
Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…
Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…
Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…