YouTube ka hequr një veçori që tregonte se sa njerëz nuk e kishin pëlqyer një video, në përpjekje për të ndaluar ngacmimet.
Ndryshimi është shtuar në një masë të madhe për të reduktuar “sulmet e mospëlqimit”, ku grupe njerëzish punojnë së bashku për të tentuar rritjen e numrit të mospëlqimeve sa më shumë që të jetë e mundur.
Butoni “dislike” u lançua si një përpjekje për të bërë pikërisht atë që tingëllon: t’u japi njerëzve mundësinë për të dhënë feedback për videot që ata mendojnë se ishin të këqija.
Dhe shpesh e bënte këtë në mënyra spektakolare, si për shembull kur YouTube lançoi videon e tij “Rewind” u bë videoja më e papëlqyer ndonjëherë.
Por faqja tha gjithashtu se butoni dislike po përdorej për të ngacmuar krijues të veçantë.
Tani YouTube do ta mbajë këtë ndryshim eksperimental dhe mesa duket testi tregoi se heqja e numrit të ‘dislike’ zvogëloi “sulmin e mospëlqimit” si dhe tregoi se priret të ndodhë më shumë në kanale më të vogla.
Vetë butoni i mospëlqimit nuk do të hiqet dhe do të vazhdojë të futet në algoritmin e rekomandimeve të YouTube. Krijuesit do të mund të shohin se sa mospëlqime kanë marrë videot e tyre, privatisht, në mjetet që YouTube ofron.
YouTube vuri në dukje se disa përdorues kishin thënë se përdornin numërimin e mospëlqimit për të vendosur nëse do të shikonin ose jo një video. “Ne e dimë që ju mund të mos jeni dakord me këtë vendim, por ne besojmë se kjo është gjëja e duhur për të bërë për platformën,” tha YouTube.
Ndryshimi tashmë po shpërndahet gradualisht.
Afati kalimtar i verës 2025 është në kulmin e tij dhe klubet më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City…
Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe…
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me raketa të Iranit në një bazë…
PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat…
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër pasdite për përditësimin e fundit të planifikuar mbi zbatimin…
Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Chios deri më 22 korrik 2025, për shkak të zjarreve…