Categories: argetimlifestyletech

YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19s. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë kompania.

Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.

Të lidhura

None found

Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.

Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.

Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.

Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.

Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.

Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n./voa/

të fundit

Lamallari explains decision to declare Valon Bela and Bekir Halimi “persona non grata

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë…

1 second ago

Koncerti i Kanye West shkakton përplasje me kalendarin e Champions League në Kazakistan

Koncerti i reperit amerikan Kanye West ka shkaktuar polemika edhe në Kazakistan, këtë herë duke ndikuar drejtpërdrejt në kalendarin sportiv.…

17 seconds ago

FVA Orders 12 VITA Dairy Products Withdrawn from the Market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të 12 produkteve të Qumështores VITA, pasi kontrollet zyrtare…

38 seconds ago

Sinani reveals LDK’s condition for co-governing with Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar dy takime në…

1 minute ago

US: Oman-Iran talks advancing, agreement on navigation in Hormuz expected soon

Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrihet një marrëveshje për rivendosjen e lundrimit të papenguar në Ngushticën e…

2 minutes ago

Eighth Day of Protests in Divjakë, Residents Reject Merger with Lushnjë

Protesta e banorëve të Divjakës kundër bashkimit të bashkisë me Lushnjen ka hyrë në ditën e tetë, ndërsa qytetarët vijojnë…

2 minutes ago