“Instagram” po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në “Reels” për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”. Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat për ata që publikojnë kryesisht video të përdoruesve të tjerë. Gjithashtu, llogaritë me më pak ndjekës, por që postojnë videot e tyre, duhet të kenë shikueshmëri më të mirë në këtë mënyrë.
Në një postim në blog, kompania deklaroi se po përpiqet të korrigjojë mënyrën e renditjes së llogarive, sepse, siç thonë ata, historikisht, krijuesit me një numër të madh ripostimesh dhe ndjekësish kanë arritur më shumë përdorues sesa ata të cilët krijojnë përmbajtje origjinale. Nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë “Instagram” për ta barazuar këtë, por ata theksuan se algoritmi nuk do t’i japë më prioritet llogarive me më shumë ndjekës.
None found
Ndryshimi i renditjes së përmbajtjes duhet të hyjë në fuqi në muajt e ardhshëm, ndërsa ndryshimi i përmbajtjes origjinale ka të ngjarë të arrijë shumë më shpejt. “Instagram” thotë se do të vendosë në mënyrë aktive videot origjinale në sugjerime në vend të “Reels” të ripostuar, kur vëren se përmbajtja është identike. “Gjithashtu, kur dikush riposton përmbajtjen e dikujt tjetër, do të ketë një shenjë se kush është krijuesi origjinal. Kjo nuk do të zbatohet për memet ose përmbajtje të tjera të ndryshuara ndjeshëm, thotë “Instagram”.
Së fundmi, Meta ka zbuluar detaje se sa të ardhura nga reklamat ka krijuar Instagram gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, të ardhurat nga reklamat e Instagram ishin 32.4 miliardë dollarë, që është më shumë se edhe shërbimi i videove “YouTube”, i cili gjeneroi 28.8 miliardë dollarë në të njëjtin vit. “Business Insider “më parë theksoi avantazhin e “Instagram” ndaj “YouTube”, duke vënë në dukje se “YouTube” u jep 55% të çdo dollari që fiton nga reklamat për pronarët e përmbajtjeve që ngarkojnë video, ndërsa “Instagram” ndan shumë më pak.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…
Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…