Nëntori është një muaj që favorizon pak më shumë disa shenja të zodiakut në jetën e dashurisë. Cilat janë 3 shenjat më me fat në dashuri ?
1. Demi
Në përgjithësi jeni një shenjë që jeni mjaft me fat në çështjet e dashurisë dhe romancës dhe nëse në një moment diçka nuk shkon, ka shumë mundësi që të jetë faji juaj. Kjo periudhë është edhe më e mirë për ju, prandaj duhet ta përjetoni në maksimum sepse do t’ju paraqiten shumë mundësi që ia vlen t’i shfrytëzoni menjëherë. Së fundmi keni dëshirën të krijoni një marrëdhënie më të ngushtë dhe më të butë dhe kjo duket se do të ndodhë shumë shpejt.
2. Akrepi
Jeni një shenjë kërkuese që shpesh krijoni ndjenjën e mungesës së lirisë tek personat që ju rrethojnë dhe kjo është një nga karakteristikat tuaja të dobëta. Megjithatë, ky muaj favorizon jetën tuaj të dashurisë dhe ajo që duhet të bëni është të jeni shumë të kujdesshëm që të mos gaboni dhe të humbisni edhe një herë shansin tuaj në dashuri. Mundohuni të jeni pak më të qetë dhe thjesht shijoni dashurinë pa ekzagjerim.
3. Ujori
Ju jeni një shenjë me imagjinatë dhe shumë energji kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tuaja të dashurisë. Kjo imagjinatë do t’ju duhet edhe këtë herë, pasi planetët favorizojnë jetën tuaj të dashurisë. Përgatitni planin tuaj dhe sigurohuni që do të mahnitni këdo që keni përballë. Ndonjëherë lëvizjet tuaja mund të jenë paksa të tepruara por tani ju rekomandojmë të jeni 100% vetvetja dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Afati kalimtar i verës 2025 është në kulmin e tij dhe klubet më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City…
Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe…
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me raketa të Iranit në një bazë…
PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat…
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër pasdite për përditësimin e fundit të planifikuar mbi zbatimin…
Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Chios deri më 22 korrik 2025, për shkak të zjarreve…