Categories: argetim

“Të rinj që nuk shkruajnë dot 10 rreshta pa bërë 20 gabime drejtshkrimore”, një histori plot kuptim

Në një supermarket, një grua e moshuar zgjodhi një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë.Arkëtari e qortoi se zgjedhja e saj nuk ishte ekologjike dhe i tha“Fatkeqësisht, brezi juaj nuk e kupton lëvizjen ekologjike. Ne të rinjtë po paguajmë për brezin e vjetër që shpërdoroi të gjitha burimet!” Zonja e moshuar i kërkoi falje arkëtarit dhe i shpjegoi“Më falni, nuk kishte asnjë lëvizje pro mbrojtjes sëmjedisit në kohën tonë”.

Ndërsa po largohej nga supermarketi, arkëtari shtoi“Ishin njerëz si ju që shkatërruan të gjitha burimet në kurrizin tonë. Vërtet, nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për mbrojtjen e mjedisit në kohën tuaj”.

Më pas, paksa e inatosur, plaka tha: “Në kohën time ne ngjitnim shkallët në këmbë: nuk kishim shkallë lëvizëse dhe as ashensorë. Ne nuk e përdornim makinën sa herë që duhej të lëviznim dy metra: ne ecnim në këmbë me kilometra të tërëPor, është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Nuk njiheshin pelenat njëpërdorimshelanin me dorë pelenat e të porsalindurve. I thanim rrobat jashtë të nderura në njëlitar. Në kuzhinë, njerëzit i përgatisnin vetë ushqimet, nuk kishte pajisje elektrike të specializuara për të gatuar pa mundimNuk kishim kositëse bari ose traktorë me benzinë: për kositjen e barit përdoreshin krahët dhe veglat e punësPunonim fizikisht, nuk kishim nevojë të shkonim në palestër për të vrapuarPor, është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Pinim ujë nga burimi kur kishim etje. Nuk kishim filxhanë apo shishe plastike për ta hedhur ujin.

Fëmijët mbushnin stilolapsat e tyre me bojë, në vend që të blinin një stilolaps të ri çdo herë. Ne zëvendësonim briskun në vend që ta hidhnim pas disa përdorimeve. Por është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Njerëzit merrnin autobusin ose trenin dhe fëmijët shkonin në shkollë me biçikletë ose në këmbë, në vend që të përdornin makinën e familjes si një shërbim taksi 24 orë në 24.

Fëmijët mbanin të njëjtin këllëf lapsash për disa vite, fletoret, lapsat, gomat, mprehësit dhe aksesorët e tjerë i mbanim sa të mundeshimjo me dëmtimin e parë t’i hidhnim poshtë dhe të blinim të tjera. Nuk kishim mundësi ekonomikePor, është e vërtetë, ne nuk e dinim lëvizjen ekologjike!

Kishte vetëm një prizë elektrike në dhomë dhe jo një seri me shumë priza për të furnizuar të gjithë grupin e aksesorëve elektrikë thelbësorë për të rinjtë e sotëm. Ndaj mos më mërzitni me lëvizjen tuaj mjedisore! Ne ankohemi vetëm se nuk e kemi marrë mësimin mjaft herët, për të shmangur gjenerimin e idiotëve të rinj si ju, të cilët mendojnë se kanë shpikur gjithçka.

Të rinj që nuk shkruajnë dot 10 rreshta pa bërë 20 gabime drejtshkrimore, që nuk kanë hapur një libër tjetër përveç aplikacioneve në celular, që nuk e dinë se kush e ka kompozuar “Boleronqë nuk e dinë se ku kalon Danubi, kur i ofron zgjedhje midis Vjenës dhe Athinës, etj. Por që ende besojnë se mund të japin mësime për të tjerët, nga kulmi i injorancës së tyre!”./Bota.al

të fundit

Top 10 transferimet më të shtrenjta të verës 2025 deri tani – Liverpool, Man City dhe Real Madrid dominojnë

Afati kalimtar i verës 2025 është në kulmin e tij dhe klubet më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City…

1 hour ago

Horoskopi 24 qershor, zbuloni shenjat që do të surprizohen

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe…

1 hour ago

Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me raketa të Iranit në një bazë…

2 hours ago

PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat…

2 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet nesër për çështjen bërthamore të Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër pasdite për përditësimin e fundit të planifikuar mbi zbatimin…

2 hours ago

Gjendje e jashtëzakonshme në ishullin Chios në Greqi nga zjarret, tymi shkon 500 kilometra larg

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Chios deri më 22 korrik 2025, për shkak të zjarreve…

2 hours ago