Wu Lien-teh, përvjetorin e lindjes së të cilit Google po e feston sot me një doodle është personi që shpiku diçka që vazhdon të jetë aq aktuale dhe në përdorim të përditshëm si kurrë më parë.
Epidemiologu kinez-malajzian shpiku një mbulesë kirurgjikale të fytyrës që konsiderohet pararendëse e maskës N95 e cila po përdoret gjërësisht sot për të luftuar përhapjen e COVID-19.
None found
Wu ka lindur sot (10 mars) në 1879 në një familje të emigrantëve kinez në Penang, Malaya e cila sot njihet si Malajzia.
Ai u bë studenti i parë me origjinë kineze që fitoi një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit para se të bashkohej me Kolegjin Mjekësor të Ushtrisë Perandorake të Kinës si zv / drejtor në 1908.
Në vitin 1910, një epidemi e panjohur goditi rajonin e Manchurias dhe qeveria kineze caktoi Wu për të hetuar.
Ai e identifikoi sëmundjen si një murtajë pneumonike shumë ngjitëse që ishte përhapur përmes frymarrjes, e cila u bë e njohur si murtaja Mançuriane.
Një nga mënyrat që Wu ndihmoi për të luftuar përhapjen e sëmundjes ishte duke modeluar një maskë kirugjikale me pambuk dhe garzë që përfshinte disa shtresa pëlhure për të filtruar stërkalat.
Wu i këshilloi njerëzit që ta mbanin maskën e tij dhe punuan së bashku me qeverinë për të krijuar stacione karantine dhe spitale, të kufizonin udhëtimet dhe të aplikonin teknika për të sterilizuar pajiset.
Kjo strategji e tij ndihmoi për ti dhënë fund pandemisë në prill të vitit 1911 brenda katër muajsh pasi u ngarkua me kontrollin e përhapjes së sëmundjes.
Wu themeloi Shoqatën Mjekësore Kineze, shoqata më e madhe dhe më e vjetër mjekësore joqeveritare e vendit, në 1915.
Njëzet vjet më vonë, Wu u bë personi i parë me origjinë kineze, i nominuar për çmimin Nobel në fiziologji dhe mjekësi.
Gjyqtarja Daniela Dimovska u zgjodh Kryetare e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.Vendimi u…
Dje në orën 17:30 në Shkupi, në rrethinën e Kisella Vodës policia nga SPB Shkup ka ndaluar 33-vjeçarin M.T. nga…
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Daut Haradinaj janë tërhequr nga mandati i deputetit…
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, nga nesër nisin të rrjedhin afatet kushtetuese…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre.…
Media italiane “IL Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestës antiqevritare në Shqipëri, e cila ka hyrë…