Categories: argetim

Si u bë domatja simboli i gastronomisë italiane?

Pica, spageti, rizoto, lazanja dhe shumë receta të tjera kanë në bazë të tyre një përbërës, që tashmë është padyshim simbol i kuzhinës italiane… domaten. “Domatet janë në ADN-në tonë”, thotë një pronar restoranti në Sardenja. “Ne jemi rritur me domate në recetat tona. Ata janë bërë simboli i gastronomisë sonë.”

Nëse sot mendojmë se ky produkt është i lidhur ngushtë me ushqimin italian, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, vetëm gjatë shekullit të 19-të, domatet mbizotëruan tryezat e italianëve, para kësaj kohe, mendohej gjerësisht se ato ishin helmuese.

Të lidhura

None found

Studiuesja e historisë së ushqimit, Eva Del Soldato, thotë për Cnn Travel, se mënyra e të ngrënit dhe gastronomia e çdo vendi, është e ndikuar nga një sërë faktorësh historikë, socialë e politikë, dhe kështu ka qenë edhe për këtë produkt. Sjellë në Evropë nga spanjollët, kur kolonizuan Amerikën, – me emrin e saj origjinal, “tomatl” – nga mesi i viteve 1500, mendohet se ka bërë rrugën e saj edhe drejt Italisë. Megjithatë, askush nuk e di sesi. Disa mendojnë se hebrenjtë, të dëbuar nga Spanja më 1492, mund ta kenë sjellë atë me vete.

Për shumë kohë, domatja nuk gjendej në tryeza dhe paragjykohej si produkt pa vlera dhe me një cilësi të keqe. Megjithatë, me kalimin e kohës, domatja nisi të vlerësohej nga mjekët, të cilët kuptuan që ajo ishte e dobishme për shumë inflamacione të lëkurës. Mandej, ky produkt u masivizua kur nisi të përdorej nga shtresat e varfra të shoqërisë, të cilët nuk kishin tjetër gjë për t’u ushqyer, por edhe sepse domaten jo vetëm mund ta hanin të gjallë, por edhe mund ta ruanin.

E famshme nisi të bëhej në shekullin e 19-të, kur njerëzit filluan të bashkonin makaronat, fasulet, mishrat dhe recetat me salcat e domates. Mandej, dominoi të gjithë Italinë dhe tashmë në këtë vend gjendet një numër i pafund varietetesh të ndryshme, nga domatet që përdoren për sallata, gatim e salca.

Sigurisht, edhe kombet e tjera përdorin domate, madje është një element kryesor i dietave mesdhetare, por “fiksimi” i Italisë për këtë produkt është i veçantë. “Një Itali pa domate? Pse?! Do të ishte sikur Italia të humbte një të tretën e shpirtit të saj”, kështu u shpreh një kuzhinier italian.

Tags: DomateItali

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

6 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago