Categories: argetimlifestyle

Si të qëndroni të freskët nëse nuk keni kondicioner?

A po e pyesni veten se si të qëndroni të freskët, veçanërisht nëse nuk keni kondicioner ose nuk doni ta përdorni vazhdimisht atë?

Përdorni këto metoda për ftohjen e trupit dhe mbrojtjen e shtëpisë tuaj nga nxehtësia e jashtme, shkruan CNN.

Të lidhura

None found

 

 

1. Qëndroni të hidratuar

“Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi i vetvetes është hapi i parë dhe kryesor për freskim”, tha Wendell Porter, pedagog në inxhinieri bujqësore dhe biologjike në Universitetin e Florida.
Temperatura e ujit nuk ka rëndësi pasi trupi juaj do ta ngrohë atë, ka shtuar ai. Nëse trupi juaj vuan nga nxehtësia dhe ka nevojë të freskohet, nuk mund ta bëjë atë pa lagështi të mjaftueshme, pasi trupi ftohet vetë duke djersitur.

2. Bëni një dush ose një banjë të ftohtë

“Bërja e një dushi ose banje të ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit”, tha Porter.
Për një freskim ekstra, provoni sapun me mente. Menta aktivizon receptorët e trurit që i tregojnë trupit tuaj që po hani ose ndjeni diçka që është e ftohtë.

3. Përdorni kompresa të ftohtë në qafë ose në kyçe të duarve

Vendosni kompresa të ftohtë ose thasë me në kyçet tuaja ose shtrijeni rreth qafës për të ftohur trupin. Këto pika të pulsit janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që do të qetësoheni më shpejt.

4. Përdorni ventilator

Vendosni ventilatorë nga dritaret e dhomave ku kaloni kohë për të liruar ajrin e nxehtë dhe ta zëvendësoni me ajër të ftohtë brenda. Vetëm sigurohuni që të mbyllni dritaret derisa ka diell, pastaj hapini kur koha të jetë përsëri e freskët.

5. Mbyllni perdet dhe roletat

Nëse keni dritare që shikojnë nga drejtimi i diellit nga mëngjesi në pasdite, mbyllni perdet dhe roletat. Ju gjithashtu mund të vendosni perde të errësimit për të izoluar dhomën dhe për të zvogëluar rritjen e temperaturës që ndodh gjatë ditës.

6. Flini në qarshafe që marrin frymë

Çarçafët ose batanijet e pambukut mund t’ju ndihmojnë të ju mbajnë  të freskët gjatë gjithë natës.

7. Mbyllni dyert e dhomave të që nuk i përdorni

Mbyllni  dyert në atë zonë që nuk e përdoni për të mbajtur ajrin e freskët vetëm në vendet e duhura të shtëpisë.

8. Instaloni llamba me efikasitet energjetik

Zëvendësoni llampat e shtëpisë me lla,pat LED pasi lirojnë më pak nxehtësi.

9. Gatuani në mëngjes

Nxehtësia e furrës mund të përhapet në të gjithë shtëpinë. Mbani nxehtësinë të centralizuar në një zonë, siç është një tenxhere e ngadaltë. Ose, gatuani jashtë ambienteve të shtëpisë.

10. Shijoni ushqime të ngrira

Ngrënia e akullores mund të ndihmojë për një moment. Por mos e teproni me sheqerin nëse mbinxeheni ose rrezikoni të mbinxeheni, tha Porter.

të fundit

Real Madridi synon të kundërshtojë përjashtimin e Bellinghamit, pretendon se pamjet e VAR-it nuk ishin të plota

Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare ndaj kartonit të dytë të verdhë të Jude Bellinghamit, të cilin mesfushori anglez…

15 seconds ago

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë/ Hidhen fishëkzjarrë dhe molotov drejt godinës

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

1 minute ago

National protest against the government: Citizens march toward the Prime Minister’s Office

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

3 minutes ago

Hit by a water cannon during protest, wife calls for justice: Briken is fighting for his life at the Trauma Hospital

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

3 minutes ago

Roads of Macedonia: Restrictions on heavy vehicles lifted

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

3 minutes ago

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

24 minutes ago