Përdoruesit e Google Chrome po paralajmërohen ta fshijnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi mendohet se po mblidhen të dhëna shumë të ndjeshme. Të dhënat e telefonit thuhet se rrezikojnë të transmetohen pa e kuptuar as përdoruesit.
Forbes raporton se ky makth i fundit i privatësisë mund t’u japë përdoruesve një arsye për të fshirë Chrome nga telefonat e tyre. Kjo vjen pasi Facebook po akuzohet për minimin e të dhënave kritike private të njerëzve duke përdorur të dhënat e akselerometrit si një mjet për të identifikuar vendndodhjet, për të gjurmuar në heshtje përdoruesit e aplikacioneve dhe për të monitoruar aktivitetet.
None found
Hulumtimi, tha ai, kishte treguar se si aplikacioni lejon faqet e internetit të celularëve të prekin sensorët e pajisjes. Google jo vetëm që lejon aksesin, por gjithashtu u thotë përdoruesve se ky është një cilësim “i rekomanduar” për ta mbajtur të aktivizuar, tha Doffman.
Apple çaktivizon aksesin e sensorit të lëvizjes si parazgjedhje (default). Në Android, Chrome mund të fshihet duke çaktivizuar aplikacionin te cilësimet (Settings).
Sipas raporteve, muajin e kaluar përdoruesit e Google Chrome u paralajmëruan për “hakime të shumta të nivelit të lartë”, dy herë brenda javës./The Sun
Gjykata Penale e Shkupit po përballet me mungesë serioze të nëpunësve gjyqësorë dhe anëtarëve të jurisë, por në të njëjtën…
Apple ka përditësuar sërish Mac mini, këtë herë duke futur çipin e ri M6 në një nga kompjuterët më kompaktë…
Përdoruesit e Google Chrome këshillohen të kontrollojnë sa më shpejt versionin e shfletuesit dhe ta rinisin atë pas instalimit të…
Ka kaluar më pak se një muaj që kur Apple prezantoi iPhone 18 Pro, por disa përdorues tashmë po ankohen…
Në përgjigje të incidenteve të fundit që përfshijnë inteligjencën artificiale mashtruese, Nvidia ka zbuluar Platformën e Sigurisë së Agjentëve të…
Kompanitë e inteligjencës artificiale (IA) janë në kërkim të grupeve të mëdha të të dhënave nga firmat e falimentuara për…