Google po përgatit një përditësim të ri për shfletuesin Chrome, i cili do ta bëjë më të zgjuar dhe më efikas plotësimin automatik të formularëve në internet përmes inteligjencës artificiale (AI).
Sipas kompanisë, versioni i përmirësuar i këtij funksioni do t’u mundësojë përdoruesve të plotësojnë të dhënat në formularë duke shfrytëzuar informacionin e marrë nga llogaritë e tyre në Gmail.
None found
Chrome do të jetë në gjendje të propozojë të dhëna si numrat e konfirmimit të fluturimeve, numrat e anëtarësimit, informacionet për gjurmimin e dërgesave, numrat e porosive, adresat, numrat e telefonit dhe të dhënat e kartelave të kreditit, të cilat do t’i gjejë në mesazhet elektronike të përdoruesit.
Kjo risi është pjesë e zgjerimit të funksionit Personal Intelligence të Google. Ky funksion u jep përdoruesve mundësinë të lidhin aplikacionet e tyre me asistentin e inteligjencës artificiale Gemini, në mënyrë që të kërkojnë informacione specifike dhe të marrin përgjigje për pyetje më të ndërlikuara.
Megjithëse paraqitet si një përmirësim i vogël, opsioni i ri mund ta thjeshtojë ndjeshëm përdorimin e Chrome. Përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të hapin skeda të ndryshme për të gjetur numrin e një porosie ose hollësitë e një rezervimi, pasi këto të dhëna mund t’u shfaqen gjatë plotësimit të formularit.
Funksionaliteti i ri ngjason me një veçori të pranishme prej kohësh në pajisjet Apple, të cilat njohin automatikisht kodet e verifikimit të dërguara përmes SMS-ve dhe i vendosin mbi tastierë, duke mundësuar futjen e tyre me një prekje.
Google ka deklaruar se informacionet e ndjeshme do të jenë të enkriptuara. Përmes cilësimeve të Chrome, përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësi të zgjedhin nëse duan ta përdorin këtë funksion të avancuar.
Shpërndarja e funksionit ka filluar gradualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kompjuterë dhe pajisje që përdorin sistemet operative iOS dhe Android. Ai është i qasshëm për përdoruesit e Gemini në Chrome, të cilët e kanë aktivizuar edhe Personal Intelligence.
Nga bllokuesit e valëve te detektorët e përgjuesve, grupet kriminale në Shqipëri po ndërtojnë sisteme të avancuara mbrojtjeje ndaj Policisë…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka tronditur samitin e Berlinit me një deklaratë. [...]Read More...
Lansimi i shumëpritur i Grand Theft Auto VI ka shkaktuar një valë reagimesh në komunitetin e lojërave elektronike. Vetëm disa…
Në një botë ku inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe jetojmë, prindërit po përballen me një…
Google ka prezantuar një funksion të ri për asistentin e tij me inteligjencë artificiale, Gemini, i cili tashmë mund të…
Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën mbrëmjen e së enjtes kanë lënë një person të lënduar, kanë shkaktuar dëme të…